Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira, pjesë e ekipit Dinamo, është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive pas disa ankesave për gjininë e saj, shkruan Top Channel.
Ngjarja ka shkaktuar befasim dhe reagime të shumta në ambientin sportiv, sidomos pas ankesave nga tre klube, Vllaznia, Pogradeci dhe Partizani, të cilat pretenduan se kishin indicje vizuale për fizikun dhe forcën e Nayara.
Nisur nga këto ankesat, Federata Shqiptare e Volejbollit formoi një grup pune për të shqyrtuar situatën. Pas kërkesës për një test gjinor, Nayara ka shfaqur një gjendje psikologjike të rënduar, duke e përjetuar këtë kërkesë si një diskriminim. Ajo ka bërë ankesë edhe në Ambasadën e Brazilit, në lidhje me këtë situatë të pakëndshme.
Ferreira ka një histori të gjatë si volejbolliste, me një karrierë që përfshin mbi 15 vjet në klube të ndryshme në Evropë dhe në Arabi Saudite.
Ajo ka luajtur në vende si Portugali, Finlandë, Francë, Itali e më tej. Aktualisht, Dinamo ka zhvilluar dy ndeshje pa të dhe ka fituar përballë Tiranës, skuadrës kampione në fuqi.
Reagimet ndaj situatës së Nayara janë të shumta, dhe klubet e tjera po mendojnë për një zëvendësim nëse situata vazhdon. Përfaqësuesit e Dinamos po përpiqen ta bindin sportisten për të kryer testin, ndërsa aushtimi dhe pezullimi i saj mund të sjellin më shumë tension në skuadër dhe në kampionat.
Në këtë kontekst, mbetet të shihet si do të evoluojë ky konflikt dhe nëse Nayara do të pranojë të bëjë testin për të hequr dyshimet mbi gjininë e saj.











