• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 4 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pezullohen nga detyra 5 efektivë policie, mes tyre edhe miku i shënjestrës së atentatit në Lezhë

3 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë efektivë policie, mes tyre edhe miku i shënjestrës së atentatit në Lezhë, janë pezulluar nga detyra.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor Sh. Ç. dhe inspektor I. L., me detyrë trupë shërbimi trafiku urban/interurban në Seksionin e Trafikut Urban/Interurban, në Sektorin e Policisë Rrugore, në DVP Fier, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121, pika 1, germa “m”, e Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë imazhin e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.

Pezullimi disiplinor u bë pasi, duke qenë në shërbim, kanë kryer veprime në shkelje të procedurave standarde të punës gjatë kontrollit të një drejtuesi mjeti, si dhe dyshohet për kryerje të veprimeve korruptive. Ndaj këtyre punonjësve ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Lexo edhe:

Sherr me thika në Shkodër, plagosen dy të rinj

KQZ i përgjigjet kërkesës së Erion Braçes: Deputeti socialist ndër politikanët më të votuar në vend

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale janë pezulluar nga detyra edhe tre punonjës policie, konkretisht:

– Inspektor B. K., i cili më datë 02.02.2026 është ndaluar me urdhër të Prokurorit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrilë të Lezhës më datë 01.02.2026.

– Inspektor E. P., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mat, pasi dyshohet për përdorim të lëndëve narkotike.

– Inspektor E. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, pasi më datë 02.02.2026 është arrestuar nga AMP, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Për këto raste është bashkëpunuar me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore e cila ka kryer dhe po kryen veprime hetimore e procedurale në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.

Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë cilindo punonjës policie që cenon imazhin e Policisë apo shpërdoron detyrën.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit falënderon dhe fton qytetarët dhe mediat që të denoncojnë rastet kur përballen me veprime të paligjshme të punonjësve të policisë apo sjellje joetike që cenojnë imazhin dhe besimin e qytetarëve.

Nga Kategoria

Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, plagosen dy të rinj

3 Prill, 2026
Kryesore

KQZ i përgjigjet kërkesës së Erion Braçes: Deputeti socialist ndër politikanët më të votuar në vend

3 Prill, 2026
Aktualitet

Xhaxhai plagos mbesën me çifte, saçmat e nisur për kafshën devijuan gabim

3 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Një muaj luftë në Liban, kur pritet të mbarojë konflikti në Lindjen e Mesme

3 Prill, 2026

Agjenti i Enzo Fernández shpërthen ndaj Chelseat pas pezullimit

3 Prill, 2026

Këngëtarja e njohur në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit

3 Prill, 2026

Rrëzimi i avionit luftarak amerikan në Iran, shpëtohet një nga pilotët

3 Prill, 2026

Sherr me thika në Shkodër, plagosen dy të rinj

3 Prill, 2026

Trump: SHBA mund të marrë naftën e Iranit!

3 Prill, 2026

KQZ i përgjigjet kërkesës së Erion Braçes: Deputeti socialist ndër politikanët më të votuar në vend

3 Prill, 2026

Xhaxhai plagos mbesën me çifte, saçmat e nisur për kafshën devijuan gabim

3 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.