• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës

29 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli. Nga sa mësohet, Ipeshkvi Kulli ka pësuar arrest kardiak mëngjesin e kësaj të shtune.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Simon Kulli lindi më 14.02.1973 në fshatin Pistull të Dioqezës së Sapës. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në fshatin Pistull.

Më 2 shkurt 1992 hyri në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër dhe kreu dy vite parapërgatitore për fillimin e studimeve filozofike e teologjike.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, fouristrada i merr jetën 18-vjeçarit që po shtynte makinën

Arrestohen 5 persona në Gjermani, dyshohet se do kryenin sulme terroriste

Në vitin 1994 filloi studimet e Filozofisë; pas dy vitesh, në vitin 1996 filloi studimet e Teologjisë, ndërsa më 14 shtator të vitit 1999 shugurohet diakon në Katedralen e Shkodrës. Gjatë periudhës së diakonatit, nga shtatori deri në janar të vitit 1999, shërbeu në Katedralen e Shkodrës me famullitarin Dom Lucjan Avgustini, dhe nga janari i vitit 2000 deri në qershor shërbeu në Dajç të Zadrimës me Dom Injac Dema, Vikar Gjeneral i Dioqezës.

Më 29 qershor të vitit jubilar 2000, shugurohet meshtar po në Katedralen e Shkodrës së bashku me katër meshtarë të tjerë shqiptarë nga Imzot Angelo Massafra. Këto janë shugurimet e para meshtarake që u kryen pas 46 viteve të regjimit komunist në Shqipëri.

Pas shugurimit meshtarak, menjëherë u emërua në Dajç të Zadrimës dhe shërbeu si ndihmës famullitar pranë Mons. Injac Demës, e njëkohësisht ishte dhe Sekretar i Ipeshkëvit të Dioqezës së Sapës, në atë kohë Imzot Dodë Gjergjit. Në Dajç shërbeu nga viti 2000 – 2002.

Në vitin 2002, Dom Simoni emërohet Kancelar Dioqezan i Sapës.

Nga viti 2001 deri në vitin 2012 kreu detyrën e Drejtorit të Caritasit Dioqezan të Sapës. Po nga viti 2010 deri më 25 maj ushtroi detyrën e Delegatit të Caritasit Dioqezan, si edhe detyrën e Vikarit Gjeneral dhe Ekonomit të Dioqezës së Sapës.

Me kalimin në amshim të ipeshkëvit Imzot Lucjan Avgustini, më 25 maj 2016, Dom Simon Kulli u zgjodh nga Këshilli i Konsultorëve “Administrator Dioqezan i Dioqezës së Sapës”.

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, fouristrada i merr jetën 18-vjeçarit që po shtynte makinën

14 Dhjetor, 2025
Bota

Arrestohen 5 persona në Gjermani, dyshohet se do kryenin sulme terroriste

14 Dhjetor, 2025
Divorci i Bes Kallakut: Aktori flet për humbjen e dashurisë dhe zhgënjimet në jetën e tij
Lajme

Divorci i Bes Kallakut: Aktori flet për humbjen e dashurisë dhe zhgënjimet në jetën e tij

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mohamed Kader Meite: Sulmuesi i ri dhe i lartë i Rennes që ka tërhequr vëmendjen e Chelsea, Man Utd dhe PSG-së

14 Dhjetor, 2025

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, fouristrada i merr jetën 18-vjeçarit që po shtynte makinën

14 Dhjetor, 2025

Arrestohen 5 persona në Gjermani, dyshohet se do kryenin sulme terroriste

14 Dhjetor, 2025

Mijëra video me të mitur të seksualizuar në TikTok, zbulon raporti. Video të TikTok tregojnë vajza të reja në veshje provokuese ose në pozita sugjestive, me lidhje në komentet që çojnë në grupe shitje të pornografisë për fëmijë në Telegram.

14 Dhjetor, 2025
Divorci i Bes Kallakut: Aktori flet për humbjen e dashurisë dhe zhgënjimet në jetën e tij

Divorci i Bes Kallakut: Aktori flet për humbjen e dashurisë dhe zhgënjimet në jetën e tij

14 Dhjetor, 2025

Gratë e Man Utd-t në kërkim të transfertave të Hanna Lundkvist dhe Lea Schuller para afatit të janarit

14 Dhjetor, 2025
VIDEO/ Të vdekur dhe disa të plagosur, momentet e panikut në Universitetin Brown, Policia ndihmon studentët që ishin fshehur në bibliotekë.

VIDEO/ Të vdekur dhe disa të plagosur, momentet e panikut në Universitetin Brown, Policia ndihmon studentët që ishin fshehur në bibliotekë.

14 Dhjetor, 2025

Keni plane për fundjavën? Dielli do ju shoqërojë gjatë kësaj të diele, sa do të arrijnë temperaturat

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.