Disa ditë më parë, 50 nga 315 fëmijët e kidnapuar nga një shkollë katolike në shtetin Niger të Nigerisë arritën të arratisen dhe tashmë janë ribashkuar me familjet e tyre. Ky rast shpërtheu një operacion të gjerë shpëtimi nga ana e forcave të ushtrisë për të gjetur 265 fëmijët e tjerë dhe 12 mësuesit që u kapën bashkë me ta. Papa Leo XIV shprehu “trishtim të madh” dhe bëri thirrje për veprime të shpejta nga autoritetet.
Pas kësaj ngjarjeje, shumë shtete në Nigeri urdhëruan mbylljen e shkollave, duke përfshirë Kebbi, Niger, Katsina, Yobe dhe Kwara, për të shmangur incidente të tjera. Ky ngjarje e fundit, e ngjashme me rrëmbimin e famshëm të Chibok-ut në vitin 2014, rriti frikën në mesin e prindërve dhe shoqërisë, ndërsa autoritetet vazhdojnë të përballen me sulme të përsëritura nga banditë që kidnapojnë fëmijë për hakmarrje.
Fëmijët dhe mësuesit u kidnapuan nga Shkolla Shën Marisë në Papiri, ku sulmi u krye nga të armatosur në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë lokale, fqinjët arritën të ndihmonin fëmijët të arratiseshin në një akt të guximshëm. Një prind i shqetësuar tregoi se ishte një ngjarje që mori të gjithë me befasi.
Ndërkohë, ky episod vjen pas kidnapimit të 20 vajzave nga një shkollë tjetër në Kebbi. Një sulm tjetër ndodhi në shtetin Kwara, ku dy persona u vranë dhe 38 të tjerë u kidnapuan, duke shtuar kështu tensionet e sigurisë në vend. Presidenti Bola Tinubu e anuloi një udhëtim të planifikuar jashtë vendit për t’u përqëndruar në këto çështje.
Disa figura politike në SHBA, përfshirë Trump, kanë pretenduar se krimet ndaj krishterëve në Nigeri janë të sistemuara, ndatë që qeveria nigeriane i ka quajtur këto pretendime se janë një keqinterpretim i realitetit. Sidoqoftë, analistët argumentojnë se shumica e sulmeve janë të motivuara nga gara për burime, për më tepër se sa nga feja. kështu duket se situata e sigurisë në Nigeri vazhdon të mbetet e ndërlikuar dhe shqetësuese.











