Pak para ndërrimit të vitit, të gjithë bëjmë një bilanc të vitit që po lëmë pas dhe një “pastrim” të mendimeve e zakoneve tona, në mënyrë që viti i ri të na gjejë të rifreskuar, pa pesha apo mendime të panevojshme.
E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me shtëpinë tonë dhe të gjitha ato sende që e “mbingarkojnë”, duke ndikuar negativisht në gjendjen tonë psikologjike.
1. Rrobat që nuk janë veshur gjatë vitit të kaluar
Dymbëdhjetë muaj janë një periudhë e mjaftueshme për të kuptuar nëse një rrobë do të vishet apo jo. Nëse nuk e keni përdorur gjatë gjithë vitit të kaluar, pavarësisht se keni pasur mundësinë ta vishni, atëherë po, mund të ndaheni prej saj.
2. Varëse rrobash prej teli
Sado pak hapësirë të zënë, ato nuk janë aspak funksionale dhe mund të dëmtojnë lehtësisht rrobat, por edhe dollapin. Forma e tyre e hollë dhe e fortë dëmton rrobat në zonën e shpatullave me kalimin e kohës, ndërsa grepi metalik gërvisht edhe shinat e dollapit. Zgjidhni varëse të holla të veshura me kadife.
3. Qese që nuk ripërdoren
Si për të mirën e mjedisit, ashtu edhe për cilësinë e ushqimeve që blejmë, është më mirë të përdorim çanta prej pëlhure ose qese të ripërdorshme. Qeset plastike jo vetëm që ndotin mjedisin, por përmes mikropjesëzave që përmbajnë, mund të ndikojnë edhe në shijen apo aromën e ushqimeve.
4. Ushqime të skaduara
Shpesh na ka ndodhur të biem në këtë “kurth”. Një pastrim i mirë i dollapëve do t’ju shpëtojë nga surpriza të pakëndshme më vonë. Kontrolloni për erëza, pije apo ushqime të tjera të skaduara dhe, me këtë rast, vendosni përpara ato që skadojnë më shpejt, në mënyrë që t’i përdorni të parat.
5. Peshqirë të fortë
Zakonisht shoqërohen edhe me erë të pakëndshme, pasi mbajnë lagështi dhe aroma. Sipas statistikave, peshqirët duhet të zëvendësohen çdo pesë vjet.











