• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Personalitetet e mëdha që humbën jetën në vitin 2025

31 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2025 do të mbahet mend si një nga vitet më të dhimbshme për Shqipërinë, pasi vendi humbi një sërë figurash të shquara nga politika, arti, kultura, kinematografia, muzika dhe media. Brenda vetëm një viti, u shuan emra që për dekada me radhë ndërtuan identitetin kulturor dhe publik të kombit, duke lënë pas një boshllëk të madh në jetën shoqërore shqiptare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më 25 janar, në moshën 95-vjeçare, u nda nga jeta Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Një figurë qendrore e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ai mbeti një personalitet me ndikim të madh fetar dhe shoqëror, shpesh edhe në qendër të debateve publike.

Më 9 mars, ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare Andis Harasani, ish-deputet dhe ish-drejtues i KESH-it, i njohur për rolin e tij në politikat energjetike të vendit. Ai u nda nga jeta në Neë York pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lexo edhe:

“Po mendoja për ty dje…”/ Ja bisedat e SHQIPTARES me Epstein, si u njohën dhe takimet sekrete! (Foto+bisedat)

Vetëm 30% e njerëzve mund ta bëjnë këtë veprim me hundën

Më 3 prill 2025, arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, një ditë pas ditëlindjes së saj. Me një karrierë mbi tetë dekada, ajo mbetet simbol i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Më 23 maj, u nda nga jeta Artan Lame, publicist dhe historian i njohur, pas problemeve të rënda kardiake. Një ditë më pas, më 24 maj, u shua edhe regjisori i madh Piro Milkani, një nga themeluesit dhe shtyllat e kinematografisë shqiptare.

Më 11 qershor, ndërroi jetë Leka Bungo, regjisor, aktor dhe skenarist i shquar, ndërsa më 23 korrik u nda nga jeta aktorja e njohur e teatrit Violeta Sekuj, në moshën 94-vjeçare.

Më 28 gusht, u nda nga jeta Naun Shundi, aktor, regjisor dhe dramaturg, pas një beteje me sëmundjen e rëndë. Po gjatë këtij muaji, media shqiptare u trondit nga ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe analistit Artur Zheji, në moshën 64-vjeçare.

Më 1 shtator, u nda nga jeta kineasti i shquar Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të rëndësishëm të shekullit XX. Më 22 shtator, arti shqiptar humbi Enver Petrovci, aktor i madh i skenës shqiptare dhe kosovare, ndërsa më 29 shtator u nda nga jeta sopranoja e mirënjohur Luiza Çako.

Më 30 tetor, humbja e Dorian Kongolit, djalit të shkrimtarit Fatos Kongoli, tronditi opinionin publik. Vetëm një ditë më pas, më 31 tetor, Shqipëria humbi ish-kryeministrin Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, për të cilin u shpall edhe ditë zie kombëtare.

Më 26 nëntor 2025, muzika shqiptare u godit nga ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

Viti 2025 mbyllet kështu si një vit i dhimbshëm për Shqipërinë, me humbje të pazëvendësueshme të figurave që lanë gjurmë të thella në historinë, kulturën dhe jetën publike të vendit.

Nga Kategoria

Kryesore

“Po mendoja për ty dje…”/ Ja bisedat e SHQIPTARES me Epstein, si u njohën dhe takimet sekrete! (Foto+bisedat)

26 Shkurt, 2026
Ekstra

Vetëm 30% e njerëzve mund ta bëjnë këtë veprim me hundën

26 Shkurt, 2026
Bota

Spanja drejt ndalimit të pijeve energjike për nën 16 vjeç

26 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Po mendoja për ty dje…”/ Ja bisedat e SHQIPTARES me Epstein, si u njohën dhe takimet sekrete! (Foto+bisedat)

26 Shkurt, 2026

Vetëm 30% e njerëzve mund ta bëjnë këtë veprim me hundën

26 Shkurt, 2026

Spanja drejt ndalimit të pijeve energjike për nën 16 vjeç

26 Shkurt, 2026

Bie nga çatia e banesës, humb jetën në spital 49-vjeçari në Shkodër

26 Shkurt, 2026

Skandali seksual në zyrën e bashkisë, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

26 Shkurt, 2026

Banorët e Rrjollit në protestë kundër resortit, plas grushti me policinë (VIDEO)

26 Shkurt, 2026

Cristiano Ronaldo bëhet aksioner te Almería, ble 25% të klubit

26 Shkurt, 2026

Vinicius, lojtari më vendimtar në fazën me eliminim të Champions League që nga viti 2020

26 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.