Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen Shelqet të Niklës.
Viktimë mbeti një 55-vjeçar, i cili u aksidentua nga një drejtues 28-vjeçar.
Ky i fundit, u largua nga vendi i ngjarjes dhe sot u vu në pranga nga policia.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. M., 28 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Shelqet, Nikël, me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin shtetasin P. Xh., 55 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit 55-vjeçari ka humbur jetën.










