Një përleshje me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Policia vendore bëri me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tre personave.
Nga sulmi mbeti i plagosur I.B., 52 vjeç, i cili mori dëmtime në trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në pranga ka përfunduar i dyshuari E.Ç., 34 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik të autorit të dyshuar, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë si dhe një send të mprehtë (gërshërë), të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Hetimet e mëtejshme i janë kaluar prokurorisë vendore, e cila do të zbardhë plotësisht dinamikën dhe motivet e krimit të ndodhur.











