• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Perlat me ligjin e ri, çdokush duhet ta zgjedhë vetë nëse ndihet burrë a grua; ekspertët kundër, LGBT pro

17 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Ekstra, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Konsultimi publik për projektligjin e barazisë gjinore ka sjellë ndryshime në nene të caktuara, mes të cilave edhe përkufizimin e gjinisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kërkesa e Aleanca LGBTI për gjithëpërfshirjen është pranuar edhe reflektuar në draft, duke shkuar përtej konceptit binar burrë-grua.

Xheni Karaj nga aleanca LGBT thotë se: “Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Gjinia si një kategori sociale dhe juridike nuk ka të bëjë me këtë realitet, lidhet me mënyrën si individët e jetojnë dhe shprehin veten e tyre në shoqëri”.

Lexo edhe:

Plumba dhe kokainë/ Shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian

“Fokusi zhvendoset tek të ardhurat”, ekuinoksi pranveror sjell të mira për këto shenja

Ky koncept i ri ka shkaktuar debat të gjerë publik, ku ankesat janë të shumta se ka munguar konsultimi me të gjithë grupet e interesit.

Kaon Serjani, drejtues i Institutit për Besim dhe Angazhim Kulturor shprehet se: “Literalisht të nxjerr nga binari se del nga kuptimi binar, bipolar burrë-grua, por njëkohësisht figurativ, ai na shkallon. Kjo është diçka radikale që do hap rrugën për identitete gjinore që mund të shkojnë 66, 72 apo disa thonë që nuk ka kufi… është konsultuar me grupe interesi të njëanshme dhe është injoruar shumica”.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë si propozuese e ligjit, shpjegohet se hartimi i këtij akti lidhet me përparimin e procesit te integrimit europian te vendit, por ka kundërshtime që mohojnë standardin unik të identitetit gjinor të BE-së.

“Shumica e vendeve të Bashkimit Europian në ligjet e tyre për gjininë pranojnë gjininë binare mashkull-femër. Mund të kenë disa vende lehtësira ligjore për të ndërruar gjini, por duhet të mbeten kornizës ose mashkull ose femër. Thirrja ime është që nëse ligji po shkon në parlament, të ngrihen burra gra, të majtë e të djathtë, ta kuptojnë se ky ligj po shkatërron familjen, identitetin gjinor. Dhe nëse kjo shitet si një arsye për të pasur integrim në BE, ne nuk mund të pranojmë integrim duke u vetëshkatërruar”, shton Serjani.

Zgjerimi i përkufizimit të gjinisë përtej burrë dhe grua, për drejtuesin e Institutit për Besim dhe Angazhim Kulturor, Kaon Serjani, do të sillte kaos në shoqërinë shqiptare; ndërsa për Xheni Karajn e aleancës LGBTI është një respektim i dinjitetit njerëzor.

“Gjuha shqipe është një gjuhë gramatikore gjinore, kemi përemra që janë ose mashkullorë ose femërore, në përcaktimin e gjinive të reja pra as mashkull as femër, për shembull anglishtja e ka fjalën “they”, ne kemi ata/ato. Kjo do krijojë terma artificialë që do deformojnë gjuhën shqipe të paraqitur në dokumentacione. E lidhur me arsimin, ligji mund të kthehet në një indoktrimin ideologjik. Do të ketë pabarazi në sporte, apo rrezik real për vajzat”, thotë Serjani.

“Ky është një detyrim ligjor dhe ndërkombëtar i respektit, mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të njeriut, pa dallim për çdo individ”, shton Karaj.

/Shkrimi është marrë nga Top Channel.

Nga Kategoria

Lajme

Plumba dhe kokainë/ Shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian

21 Mars, 2026
Ekstra

“Fokusi zhvendoset tek të ardhurat”, ekuinoksi pranveror sjell të mira për këto shenja

21 Mars, 2026
Bota

Erdogan: Izraeli ka vrarë me mijëra njerëz, do të paguajë për këtë

21 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Arabia Saudite dëbon diplomatët iranianë dhe i shpall “non grata”

21 Mars, 2026

Plumba dhe kokainë/ Shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian

21 Mars, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad

21 Mars, 2026

Agjenti i Enzo Fernandez: “Real Madrid? Ende nuk ka asgjë… është shumë herët.”

21 Mars, 2026

Everton dominon Chelsean dhe forcon ëndrrën europiane, londinezët zhyten në krizë

21 Mars, 2026

Milani mposht Torinon në “San Siro” dhe afrohet me Interin

21 Mars, 2026

Analiza e Reuters: Trump po humbet kontrollin në luftën me Iranin

21 Mars, 2026

Marinari francez zbulon pa dashje vendndodhjen e luftanijes “Charles de Gaulle”

21 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.