Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur” Takodrom”. Raportohet se zjarri është përhapur me shpejtësi. Edhe era e forte e ka favorizuar zjarrin për tu përhapur.
Dy zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg. Vatra të reja zjarri janë aktivizuar edhe në Darëzezë. Situata paraqitet e njëjtë me ditën e djeshme.