Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet një verifikim i mëtejshëm nga autoritetet përkatëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në banesat përreth.









