• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Përfshihen edhe zyrtarë të lartë!” Abuzimi me fondet e rindërtimit në Rrogozhinë dhe dëmi prej 353 mln lekë/ Prokuroria e Durrësit ia kalon çështjen SPAK

24 Tetor, 2024
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë lëndore pas arrestimit të 5 zyrtarëve të Bashkisë Rrogozhinë për abuzim me fondet e rindërtimit. Kjo vjen pas dyshimeve se të përfshirë në këtë skemë mashtrimi janë dhe funksionarë të lartë që hetohen nga SPAK. Për këtë arsye çështjen ia ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme, duke e konsideruar atë si rast që përfshin korrupsion të nivelit të lartë. Zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 353 milion lekësh, duke përfshirë në dokumentacionin e përfitimit të fondeve nga rindërtimi dhe kasolle kafshësh apo shtëpi të padëmtuara. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

3 nga 5 zyrtarët e arrestuar, në fund të shtatorit, ndodhen në paraburgim, ndërsa dy zyrtare janë në masa më të lehta sigurie, për shkak të rrethanave të veçanta. Akuzat ndaj tyre përfshijnë “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim me mashtrim” në të paktën 78 raste, ku dyshohet se janë manipuluar dosjet e rindërtimit për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e destinuara për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019. Përveç zyrtarëve, nën hetim janë edhe 78 persona të tjerë që përfituan nga kjo skemë mashtrimi.

Njoftimi i fundit të shtatorit:

Lexo edhe:

“Liverpooli i fuqishëm pa Salah,” thotë Chivu përpara duelit në Champions: Arritjet e Interit në Europë gjatë pesë viteve të fundit janë të jashtëzakonshme.

Ndëshkimi për Twitter-in, Musk-u nuk përjeton pasojat: BE-ja e quan situatën ‘Rajhu i Katërt’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”,  “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën  353.471.090 lekë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

Nga hetimi rezulton se shtetasit e sipërcituar kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Tags: spak

Nga Kategoria

“Liverpooli i fuqishëm pa Salah,” thotë Chivu përpara duelit në Champions: Arritjet e Interit në Europë gjatë pesë viteve të fundit janë të jashtëzakonshme.
Aktualitet

“Liverpooli i fuqishëm pa Salah,” thotë Chivu përpara duelit në Champions: Arritjet e Interit në Europë gjatë pesë viteve të fundit janë të jashtëzakonshme.

8 Dhjetor, 2025
Ndëshkimi për Twitter-in, Musk-u nuk përjeton pasojat: BE-ja e quan situatën ‘Rajhu i Katërt’
Aktualitet

Ndëshkimi për Twitter-in, Musk-u nuk përjeton pasojat: BE-ja e quan situatën ‘Rajhu i Katërt’

8 Dhjetor, 2025
Shtimi i 28 qendrave në jug, Berisha kundërshton: Transformimi i Shqipërisë në një rrugë për emigrantë është barbarizëm
Aktualitet

Shtimi i 28 qendrave në jug, Berisha kundërshton: Transformimi i Shqipërisë në një rrugë për emigrantë është barbarizëm

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

1 në 4 fëmijë shkon në shkollë pa mëngjes, ISHP tregon rreziqet

8 Dhjetor, 2025
Pasojat e "jet lag"-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

Pasojat e “jet lag”-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

8 Dhjetor, 2025

Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

8 Dhjetor, 2025

Paramount ndërmerr një hap të ashpër për të blerë Warner Bros, duke sfiduar Netflix-in.

8 Dhjetor, 2025
Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

8 Dhjetor, 2025

Paramount Skydance bën ofertë konkuruese për Warner Bros Discovery

8 Dhjetor, 2025
“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

8 Dhjetor, 2025

Tërmet me magnitudë 7.2 godet bregun verior të Japonisë dhe aktivizon alarm për cunami.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.