• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Përballje “titanësh” në Prishtinë! Përparim Rama “kokë më kokë” me kandidatin e Kurtit, 21 komunat që nxorën kryetarët, 17 të tjera do të përballen më 9 nëntor (E PLOTË-REZULTATET)

13 Tetor, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme qytetarët e Kosovës ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave. Sipas rezultateve të bëra publike mëngjesin e kësaj të hëne, në 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e përmbyllën garën për kryetarë komunash në raundin e parë, ndërsa 17 prej tyre shkuan në balotazh, ku asnjë prej kandidatëve nuk arriti që të merrte mbi 50% të votave dhe si rrjedhojë do të jetë raundi i dytë ai i cili do të përcaktojë fituesit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Krahasuar me vitin 2021, këtë herë janë 5 komuna më pak në balotazh, ndërsa 21 komuna e mbyllën garën që në raundin e parë, 4 më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

Sipas KQZ, pjesëmarrja në votime ishte 39 për qind, nga 2.069.098 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa rreth 44 mijë votues ishin nga diaspora.

Lexo edhe:

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, arrestohen dy shtetase kolumbiane

Dekreti i Putinit kërkon që të huajt në Rusi të lidhen me ushtrinë përmes një kontrate.

Rezultatet në 21 komunat e Kosovës:

Në Ferizaj garën e ka fituar sërish Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovë me mbi 56 % të votave, e përkthyer ndryshe me 27,720 Vota.

Gara ka përfunduar pa balotazh edhe në Lipjan, ku kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka mundur që të fitojë me 15,029 Vota, ose e përkthyer në përqindje mbi 51% të votave.

Ndërkohë në Podujevë është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosja ai që ka arritur të marrë mbi 83% të votave ose e përkthyer me vota 20,407 të tilla.

12,433 qytetarë i kanë dhënë fitoren në Skënderaj Sami Lushtaku të PDK-së i cili ka arritur që të marrë mbi 83 % të votave.

Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosja ka fituar në Kamenicë me mbi 50% të votave ose e përkthyer ndryshe me 7,389 Vota.

Istogun e ka fituar Ilir Ferati i LDK-së me 58 për qind të votave. Rreth 10 mijë qytetarë ditën e djeshme vedosën që të votojnë Feratin duke i besuar atij drejtimin e komunës së tyre.

Edhe në Shtimë ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje. Qemajl Aliu ka mundur që të sigurojë 6,934 Vota, ose e përkthyer në përqëindje mbi 50% të votave.

Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me mbi 53 %, 10,907 Vota.

Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ka marrë mbi 51 %, ose ndryshe 7,866 vota.

Në Drenas, garën e ka fituar Ramiz Lladrovci nga partia Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin me mbi 52%.

Hanin e Elezit e ka fituar Mehmet Ballazi i PDK-së me mbi 50 %, 2,527 Vota.

Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) me mbi 50 % të votave, 1,517 Vota.

Gara ka përfunduar edhe në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Atje kanë fituar kandidatë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Konkretisht në Mitrovicën e Veriut ka fituar Milamn Radojveviç me mbi 60% ose e përkthyer në vota 4,669.

Në Zveçan ka mundur që të fitojë Dragiša Milovićme 3,416 Vota, pse e përkthyer në përqindje me 86.66%.

Edhe në Leposaviq ka mundur që të fitojë kandidati i partisë Srpska Lista. Zoran Todiç është votuar nga 2.384 qytetarë, duke siguruar kështu mbi 70% të votave.

Miloš Perović ka fituar në Zubin Potok me 2.873 vota ose mbi 70%. Lista Serbe ka fituar edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Ndërkohë në 17 komuna të tjera kandidatët shkuan në balotazh. Do të jetë raundi i dytë ai i cili do të përcaktojë kryetarët e këtyre komunave dhe pritet që të mbahet më 9 nëntor.

17 komunat që shkuan në balotazh:

Pas përfundimit të kutive të votimit në Prishtinë në fazën e dytë do të përballen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Hajrullah Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Rama mundi që të siguronte 34,752 Vota, ndërsa kundërshtari i tij 34,022 Vota. Ndonëse kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mundur që të marrë më tepër vota, ai nuk arriti që të siguronte mbi 50% të tyre, si rrjedhojë do të përballet në një fazë të dytë.

Në Prizren, Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të garojë me Artan Abrashin e LVV-së.

Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së.

Në Junik do të përballen Ruzhdi Shehu i LDK-së me Agron Kuçin e AAK-së.

Në Dragash, përballja do të jetë mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.

Në Gjakovë pritet të përballet Ardian Gjini i AAK-së me Ardian Golën e LVV-së.

Në Kaçanik do të përballen Sabedin Vishi i PDK-së me Jeton Rakën e LVV-së.

Në Fushë Kosovë do të ketë garë mes Valon Prebrezës së LVV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së.

Në Mitrovicën e Jugut, gara do të zhvillohet mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së.

Në Rahovec do të përballen Smajl Latifi i AAK-së me Ali Dulën e LVV-së.

Në Suharekë, gara do të zhvillohet mes Bali Muharremajt të AAK-së dhe Ardian Shalës së LDK-së.

Në Gjilan do të përballen Alban Hyseni i LVV-së me Arbër Ismajlin e LDK-së.

Në Viti do të ketë garë mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të LVV-së.

Në Vushtrri, përballja do të jetë mes Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të LVV-së.

Në Obiliq do të përballen Xhafer Gashi i LDK-së me Halil Thaçin e LVV-së.

Në Klinë, përballja do të jetë mes Zenun Elezajt të AAK-së dhe Sokol Bashotës së PDK-së.

Në Kllokot do të përballen Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe me Sreqko Spasiqin nga Uniteti Kombëtar Serb.

Çfarë thoshin sondazhet?

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimi, exit-pollet paralajmëruan dhe rezultatin në disa komuna të Kosovës.

Ajo që u vu re është fakti se në 3 exit poll-e e zhvilluara, rezultuan pothuajse të njëjta shifra duke nxjerrë fitues të njëjtin kandidat për komunën përkatëse. Diferencat janë të vogla në përqindjen e votave që parashihet të marrë çdo kandidat, ndërsa për disa prej tyre nuk përjashtohet përballja në balotazh.

Rezultatet sipas exit poll-it të parë në disa komuna:

Prishtinë: Përparim Rama (LDK), 37,7%. Hajrullah Çeku (LVV) 30,00%. Urain Ismaili (PDK) 26.03%.

Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (PDK) 58,30%. Faton Peci (LVV) 35,06%

Podujevë: Shepjtim Bulliqi (LVV) 47,07%. Ekrem Hyseni (LDK) 38,09%.

Drenas: Ramiz Lladrovci (PDKRLL) 48,06%. Petrit Hajdari (PDK) 45,03%.

Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) 44,05%. Ardian Shala (LDK) 30,06%.

Lipjan (fitore pa balotazh): Imri Ahmeti (LDK) 52,00%. Shukri Buja (PDK) 32,01%.

Sipas këtyre të dhënave, edhe në Pejë, Gjakovë, Gjilan e Prizren do të ketë balotazh.

Balotazh, sipas këtij exit poll-i, nuk do të ketë as në Ferizaj, ku fiton bindshëm Agim Aliu i PDK-së, dhe as në Istog, ku fitoren në rundin e parë e siguron edhe Ilir Ferati.

Rezultatet sipas exit poll-it të dytë në disa komuna:

Prishtinë: Përparim Rama (LDK), 35,82%. Hajrullah Çeku (LVV) 31,57%. Urain Ismaili (PDK) 26,05%

Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (PDK) 51,12%. Faton Peci (LVV) 41,23%.

Prizren: Shaqir Totaj (PDK) 46,14%. Artan Abrashi (LVV) 30,47%.

Pejë: Gazmend Muhaxheri (LDK) 47,52%. Tauland Kelmendi (LVV) 28,27%.

Ferizaj (fitore pa balotazh): Agim Aliu (PDK) 55,38%. Enver Haliti (LVV) 30,97%.

Gjakovë (fitore pa balotazh) Ardian Gjini (AAK) 50,67%. Ardian Gola (LVV) 25,21%.

Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 48,5%. Arbër Ismaili (LDK) 32,05%.

Rezultatet sipas exit poll-it të tretë në disa komuna:

Prishtinë: Përparim Rama (LDK) 34,03%. Hajrulla Çeku (LVV) 32,01%. Uran Ismaili (PDK) 28,09%.

Prizren: Shaqir Totaj (PDK) 43,03%. Artan Abrashi (LVV) 30,04%.

Pejë: Gazmend Muhaxheri 46,04%. Taulant Kelmendi (LVV) 27,00%.

Podujevë (fitore pa balotazh): Shpejtim Bulliqi (LVV) 51,06%. Ekrem Hyseni (LDK) 37,08%.

Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (LVV) 55,09%. Faton Peci (LVV) 39,07%.

Istog (fitore pa balotazh): Ilir Ferati (LDK) 64,06%. Ali Nimanaj (PDK) 19,06%.

Ferizaj (fitore pa balotazh): Agim Aliu (PDK) 62,02%. Enver Haliti (LVV) 21,04%.

Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) 45,07%. Ardian Shala (LDK) 30,02%.

Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 47,02%. Ardian Gola (LVV) 21,03%.

Lipjan: Imri Ahmeti (LDK) 48,08%. Shukri Buja (PDK) 36,00%.

Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 48,01%. Arbër Ismaili (LDK) 36,01%.

Fushë Kosovë: Valor Perbreza (LVV) 39,07%. Besnik Osmani (LDK) 37,09%.

Nga Kategoria

Aktualitet

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, arrestohen dy shtetase kolumbiane

15 Dhjetor, 2025
Dekreti i Putinit kërkon që të huajt në Rusi të lidhen me ushtrinë përmes një kontrate.
Lajme

Dekreti i Putinit kërkon që të huajt në Rusi të lidhen me ushtrinë përmes një kontrate.

15 Dhjetor, 2025
Aksidenti në Prishtinë, humb jetë një polic.
Kosova

Aksidenti në Prishtinë, humb jetë një polic.

15 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Katherine Drysdale bëhet gruaja e parë që fiton Maratonën e Akullit në Antarktidë Kathrine Drysdale arriti të fitojë Maratonën e Akullit në Antarktidë, duke u bërë kështu gruaja e parë që e arrin këtë sukses në 20 vitet e saj, me një kohë prej 3:48:43 në kushte ekstremale.

15 Dhjetor, 2025

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, arrestohen dy shtetase kolumbiane

15 Dhjetor, 2025
Dekreti i Putinit kërkon që të huajt në Rusi të lidhen me ushtrinë përmes një kontrate.

Dekreti i Putinit kërkon që të huajt në Rusi të lidhen me ushtrinë përmes një kontrate.

15 Dhjetor, 2025
Aksidenti në Prishtinë, humb jetë një polic.

Aksidenti në Prishtinë, humb jetë një polic.

15 Dhjetor, 2025

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

15 Dhjetor, 2025

Video. Qindra skejterë mblidhen për maratonin përgjatë Malecon-it në Havana

15 Dhjetor, 2025

Dan Burn i Newcastle u dërgua në spital pas një lëndimi të brinjëve që e la “në vështirësi me frymëmarrjen” gjatë humbjes në derbi ndaj Sunderlandit.

15 Dhjetor, 2025

Krimi brutal trondit botën e Hollywood, regjisori i famshëm dhe gruaja e tij m*sakrohen me thikë brenda banesës! Dyshohet se vrasja u krye nga djali i tyre

15 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.