• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 11 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Për herë të parë, mund t’i shikojmë sytë e së kaluarës,” rindërtohet fytyra e gruas që ka jetuar para luftës së Trojës

6 Prill, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një grua që jetoi rreth 3.500 vjet më parë është “rikthyer në jetë” falë teknologjisë moderne të rindërtimit të fytyrës, duke na lejuar për herë të parë të shohim një figurë të gjallë nga Greqia e lashtë e periudhës Mikenase.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gruaja, e cila vdiq në moshën rreth 35-vjeçare, u varros në një varrezë mbretërore në territorin e Mikenës, vendi legjendar i mbretit Agamemnon, i përshkruar nga Homeri.

Varri u zbulua në vitet 1950, por falë zhvillimeve të fundit në teknologjinë dixhitale dhe analizën shkencore, fytyra e saj është rindërtuar me një saktësi të habitshme.

Lexo edhe:

“Kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit”, Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet së shpejti

Një grua u shtir si e verbër vetëm që të shmangte bisedat e vogla në rrugë

Historiania Dr. Emily Hauser, e cila komisionoi rikonstruksionin, e përshkroi figurën si “jashtëzakonisht moderne”.

“Më la pa frymë. Për herë të parë, po shikojmë fytyrën e një gruaje nga një mbretëri që lidhet me Helenën e Trojës, motra e saj, Klytaimnestra, ishte mbretëreshë e Mikenës sipas legjendës, dhe nga ku Homeri e përfytyroi nisjen e grekëve drejt luftës së Trojës,” tha ajo për Observer.

“Këto rikonstruksione na bindin se po flasim për njerëz të vërtetë.”

Hauser, pedagoge e lartë në Universitetin e Exeterit, theksoi: “Është emocionuese të mendosh se, për herë të parë që nga dita kur u varros, para më shumë se 3.500 vjetësh, ne mund t’i hedhim sytë në fytyrën e një gruaje mbretërore nga Epoka e Bronzit – dhe është vërtet një fytyrë që mund të ‘nisë një mijë anije’.”

Pamja u realizua nga artisti dixhital Juanjo Ortega G., i cili punoi mbi një model prej balte të krijuar në vitet ’80 nga Universiteti i Mançesterit, një nga institucionet pionere në metodologjitë e rindërtimit të fytyrës.

Rikonstruksioni u bë i mundur falë përparimeve në antropologjinë forenzike, analizën e ADN-së, datimin me karbon dhe printimin 3D.

“Për herë të parë, mund t’i shikojmë sytë e së kaluarës,” tha Hauser.

Një luftëtare me identitet të vetin

Gruaja u varros me një maskë prej elektri dhe një “kit luftëtari”, që përfshinte tre shpata, objekte që dikur besohej se i përkisnin burrit të varrosur pranë saj. Por analizat e ADN-së treguan se të dy ishin vëlla e motër, jo çift.

“Historia tradicionale është që nëse një grua gjendet pranë një burri në një varr, ajo duhet të jetë gruaja e tij,” shpjegon Hauser.

“Por kjo grua u varros atje falë prejardhjes së saj, jo martesës. Kjo na tregon një histori krejt tjetër mbi rëndësinë e saj.”

Sipas të dhënave të reja, në shumë varre të vonshme të Epokës së Bronzit, kompletet e luftëtarëve janë më shpesh të lidhura me gra sesa me burra, duke sfiduar idetë tradicionale për rolin e grave në luftë.

Gjithashtu, analizat e kockave tregoi se gruaja vuante nga artriti në shtyllën kurrizore dhe duar, ndoshta si pasojë e punës së vazhdueshme në endje, një veprimtari e zakonshme për gratë e asaj kohe, e përshkruar madje edhe në Iliadën, ku Helena paraqitet duke endur.

“Ky zbulim është një mënyrë e mrekullueshme për të lidhur përvojat reale të grave të lashtësisë me mitet dhe legjendat,” përfundon Hauser.

Javën e ardhshme, ajo do të publikojë librin Mythica: A New History of Homer’s World, Through the Women Written Out of It, ku synon të rikthejë zërat e grave të lëna në hije në historinë e botës së lashtë – këtë herë me dëshmi konkrete shkencore./the guardian

Tags: fytyragruajalufta e trojes

Nga Kategoria

Bota

“Kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit”, Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet së shpejti

11 Prill, 2026
Ekstra

Një grua u shtir si e verbër vetëm që të shmangte bisedat e vogla në rrugë

11 Prill, 2026
Kryesore

Vrau fqinjin në Nikël, momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga (VIDEO)

11 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit”, Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet së shpejti

11 Prill, 2026

Një grua u shtir si e verbër vetëm që të shmangte bisedat e vogla në rrugë

11 Prill, 2026

Vrau fqinjin në Nikël, momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga (VIDEO)

11 Prill, 2026

Arrestohet Eduart Afmataj, autori i dyshuar i vrasjes në Nikël

11 Prill, 2026

Kroos: Bayern nuk e ruan të njëjtin nivel në ndeshjen e kthimit

11 Prill, 2026

Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, vihet në pranga 62-vjeçari

11 Prill, 2026

Arsenal pëson goditje të rëndë në garën për titull, Bournemouth fiton në “Emirates”

11 Prill, 2026

Makina bie nga lartësia në Poliçan, plagosen babai dhe dy vajzat e mitura

11 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.