• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

PDK-ja pritet të zgjedhë sot kryetarin e ri

17 Nëntor, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet ta zgjedhë udhëheqësin e ri të partisë gjatë një Konvente që do të mbahet sot pasdite.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Drejtimin e partisë pritet ta marrë Bedri Hamza, ish-kandidati për kryeministër, i cili nuk duket të ketë ndonjë kundërshtar dhe e mori mbështetjen publike të kryetarit të deritanishëm, Memli Krasniqi.

Hamza, 62 vjeç, ka shërbyer dy herë si ministër i Financave i Kosovës dhe në katër vjetët e fundit e udhëhoqi komunën e Mitrovicës së Jugut.

Lexo edhe:

PD denoncon Niko Peleshin për pengimin e Këshillit të Mandateve, por SPAK nuk hap hetim: Mungojnë elementët e shpërdorimit të detyrës.

Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur

Ai është zyrtari i vetëm i partisë që shpalli kandidaturën për ta udhëhequr partinë e dytë më të madhe në vend aktualisht.

Por, jo të gjithë në parti u pajtuan me thirrjen e Konventës pesë ditë pasi Krasniqi njoftoi dorëheqjen të mërkurën e kaluar.

Enver Hoxhaj, i cili dikur udhëhoqi partinë si ushtrues detyre i kryetarit, e kundërshtoi mbajtjen e Konventës kaq shpejt dhe shprehi ambiciet për të garuar, por ai nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme për të qenë pjesë e garës në radhë të parë.

Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.

“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Më herët, PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë dhe deri tani, disa orë para mbajtjes së Konventës, Hamza mbetet zyrtarisht kandidati i vetëm.

Sipas statutit të PDK-së, për të garuar, një kandidat duhet t’i ketë nënshkrimet e 50 delegatëve të partisë dhe kandidaturën duhet ta paraqesë deri në pesë ditë para mbajtjes së Konventës.

PDK-ja synon ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021.

Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, tha për Radion Evropa e Lirë se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”.

Ai theksoi se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.

Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.

Hamza u zotua për reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”, kur e shpalli kandidaturën javën e kaluar.

Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.

“Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”, tha Muhaxhiri./rel

Nga Kategoria

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Aulon Kalasë për hetimin e faljes së gjobave nga SPAK-ut.
Lajme

PD denoncon Niko Peleshin për pengimin e Këshillit të Mandateve, por SPAK nuk hap hetim: Mungojnë elementët e shpërdorimit të detyrës.

23 Shkurt, 2026
Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur
Lajme

Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur

23 Shkurt, 2026
Rama përgjigjet akuzave të Berishës: 'Kam udhëtuar me helikopter për në Korçë dhe po shoqëroj investitorë edhe në Vlorë'
Lajme

Rama përgjigjet akuzave të Berishës: ‘Kam udhëtuar me helikopter për në Korçë dhe po shoqëroj investitorë edhe në Vlorë’

23 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Prej 4 ditësh nuk ka shkuar në shtëpi”, Berisha – Ballukut: Mos guxo të largohesh

23 Shkurt, 2026
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Aulon Kalasë për hetimin e faljes së gjobave nga SPAK-ut.

PD denoncon Niko Peleshin për pengimin e Këshillit të Mandateve, por SPAK nuk hap hetim: Mungojnë elementët e shpërdorimit të detyrës.

23 Shkurt, 2026

Protesta e PD më 20 shkurt, gjykata liron të shoqëruarit

23 Shkurt, 2026

Vlerësimi i lojtarëve të Arsenalit ndaj Tottenhamit: Eberechi Eze përsëri në formë! Demon i derbit siguron që Londra veriore të mbetet e kuqe, ndërsa Viktor Gyokeres shënon dy gola të impresionueshëm, duke rikthyer shpresat për titull.

23 Shkurt, 2026
Java e 25 e Kategorisë Superiore mbyllet/ Formacioni më i mirë nga Qirko te Arifi

Java e 25 e Kategorisë Superiore mbyllet/ Formacioni më i mirë nga Qirko te Arifi

23 Shkurt, 2026
Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur

Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur

23 Shkurt, 2026
300 hektarë të mbuluara nga uji për dy muaj, fermerët në Lushnjë paralajmërojnë për dëme të konsiderueshme

300 hektarë të mbuluara nga uji për dy muaj, fermerët në Lushnjë paralajmërojnë për dëme të konsiderueshme

23 Shkurt, 2026

” kanë humbur personalitetin!” – Jamie Redknapp kritikon Tottenham-in e ‘tmerrshëm’ pas humbjes nga Arsenal dhe jep gjykimin e rënies në kategori.

23 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.