• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

PD: Nëna e ministrit të Brendshëm pronare e lavazhit ku Balluku jep 10 mijë euro për të larë makinën

26 Prill, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Pak kohë më parë në media u denoncua skandali i një tenderi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës në vlerën e 10 mijë eurove në muaj, për të larë 10 automjete të shefave dhe drejtorëve të këtij institucioni, ku lista kryesohej nga automjeti “Audi A8” me të cilin lëviz ministrja Belinda Balluku.

Kjo e fundit rendisje një sërë kushtesh për larjen e automjetit të saj, teksa kërkonte që t’i lahej një herë në dy ditë pune.

Por, ditën e sotme Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim, i cili e thellon edhe më tej këtë skandal. Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë nga selia blu denoncoi se pronari i lavazhit që ka fituar tenderin “e majmë” t Ballukut është gjyshja e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Lexo edhe:

Nard Ndoka për SPAK-un: Paraburgos njerëz pa prova, s’të falin ata

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

“Nëna 70 vjeçare e ministrit Hoxha, rezulton pronare e subjektit tregtar ‘Veba 45’ shpk me objekt ‘administrimi i parkimit dhe lavazhit të automjeteve pranë Hotel ‘Rogner’. Administrator i të njëjtit subjekt është vëllai i tij Darling Hoxha, njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë Rajonale OSSH Tiranë.” – tha Genta Vangjeli.

Ajo arsyetoi më tej se pse ky tender është dhënë në shkelje të ligjit të konfliktit të interesit, ku personat e lidhur me zyrtarët e lartë nuk duhet të përfitojnë para publike.

Demokratët pretendojnë se nga kërkimet e tyre, subjekti ‘Veba 45’ shpk ka përfituar fonde publike edhe nga institucione të tjera shtetërore përfshirë ato ku ka patur marrëdhënie pune ministri Ervin Hoxha.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ministri Ervin Hoxha nuk mund të ishte i ndryshëm nga paraardhësit e tij në atë detyrë, që janë në burg a nën hetim, apo nga kolegët e tij në qeveri.

Hoxha nuk është futur ende te ata që hanë kumbulla pas shpinës së Ramës, por atij i shkon shprehja tjetër popullore ‘sheh rrushi rrushin e piqet’.

Si socialistët e tjerë në qeveri që e rilindën hajdutërinë, Hoxha përdor kompaninë në emrin e së ëmës së moshuar për të përfituar para publike.

Nëna 70 vjeçare e ministrit Hoxha, rezulton pronare e subjektit tregtar ‘Veba 45’ shpk me objekt ‘administrimi i parkimit dhe lavazhit të automjeteve pranë Hotel ‘Rogner’.

Administrator i të njëjtit subjekt është vëllai i tij Darling Hoxha, njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë Rajonale OSSH Tiranë.

Në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, nenet 27 dhe 35, në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit, dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.

Jo vetëm që personi i lidhur me zyrtarin ushtron veprimtari tregtare, por sipas të dhënave të nxjerra nga Spending data rezulton se subjekti ‘Veba 45’ shpk ka përfituar fonde publike nga institucione të ndryshme shtetërore përfshirë ato ku ka patur marrëdhënie pune ministri Hoxha, e konkretisht Administrata Qendrore e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e zhvillimit të territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Komisionerët Publikë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, etj.

Nuk është çudi që ‘blerjet e vogla’ deri 10 mijë euro të Ballukut për larje automjeti të kishin objektiv dërgimin e parave publike në ndërtesën në krah të KM ku ndodhet lavazhi i familjes së ministrit Hoxha.

Prandaj edhe specifikimet teknike të vendosura në ftesën për ofertë të procedurës me objekt ‘Shërbim larje autovetura, tapiceri’ që do të zhvillohej në 28 Mars, i përshtateshin fiks lavazhit e parkimit të Veba 45 shpk.

Sapo lajmi mori dhenë e u denoncua nga lideri i opozitës Profesor Doktor Sali Berisha, MIE anuloi menjëherë procedurën me justifikimin se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme dhe nuk u publikua më.

Nuk ka mbetur asnjë centimetër e atdheut të cilën këta nuk duan ta zhvatin. Nga  deti në mal dhe nga gradacelat e deri te lavazhet e parkimet poshtë tyre.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për të ballafaquar me ligjin çdo shkelës.

Nga Kategoria

Lajme

Nard Ndoka për SPAK-un: Paraburgos njerëz pa prova, s’të falin ata

17 Shtator, 2025
Politikë

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

17 Shtator, 2025
Bota

Obama ngre alarmin: Vrasja e Charlie Kirk ka futur vendin në rrezik

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Duhet të përmirësojmë fabrikën” – Luis Robles i MLS NEXT zbulon planin për zhvillimin e futbollit të rinisë amerikane.

17 Shtator, 2025
Kampionët/ Shfaqje e jashtëzakonshme edhe në natën e dytë, suksese për ekipet "Big". Bayerni triumfon ndaj Chelseat, Liverpooli shpëton falë Van Dijk, ndërsa Inter dhe PSG fitojnë tri pikë.

Liga e Kampioneve/ Shfaqje e jashtëzakonshme dhe suksese për ekipet “Big”. Bayerni triumfon ndaj Chelseat, Liverpooli shpëton falë Van Dijk, ndërsa Inter dhe PSG fitojnë tri pikë

17 Shtator, 2025

Alan Shearer paralajmëron Barcelonën: “Në St. James’ Park nuk do ta keni të lehtë”

17 Shtator, 2025

A do t’i nevojiten përsëri çizmet e reja Manchester United? Marc Skinner thotë se “gjithçka është në rregull” pas dështimit në Ligën e Kampioneve për Femra në Norvegji.

17 Shtator, 2025

Fluturimet, trenat, metrot: Si do të ndikojë greva në të gjithë Francën në udhëtimet këtë të enjte?

17 Shtator, 2025
Avokatët e Erion Veliajt flasin në Top Story: Ja arsyet pse kryebashkiaku nuk mund të largohet.

Avokatët e Erion Veliajt flasin në Top Story: Ja arsyet pse kryebashkiaku nuk mund të largohet.

17 Shtator, 2025

‘Nëse Kupa e Botës do të zhvillohej sot, nuk do të shkoja’ – Obed Vargas i Seattle Sounders pranon se nuk ka pasur kontakt me trajnerin e Meksikës, Javier Aguirre

17 Shtator, 2025

BE shqyrton pezullimin e privilegjeve tregtare me Izraelin, masë që mund të kushtojë 227 milionë euro në vit

17 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.