• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pavlin Preka donte të martohej me 16-vjeçaren, i ati i vajzës e vrau! Lihen në burg dy autorët e dyshuar të krimit të Shkodër

24 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43 vjeç dhe Klaudio Lisajn 20 vjeç, të dyshuar si autorë të vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e ndodhur më 20 shkurt të këtij viti në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi u dha pas kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës.

Prokurori Albert Murçaj, drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, duke theksuar se ekzistojnë përgjime ambientale, një pjesë e të cilave vijojnë të jenë sekret hetimor, dhe që sipas tij përbëjnë bazë të fortë për dyshimet ndaj tyre.

Lexo edhe:

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

Berisha nxjerr VIDEON: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës Arbër Raja dhe Blerim Bazhdari kërkuan që ndaj Koçekut dhe Lisajt të mos vendosej asnjë masë sigurie, duke argumentuar se mungojnë prova konkrete që i lidhin drejtpërdrejt me vrasjen e Pavlin Prekës.

Të dy të dyshuarit kanë mohuar në mënyrë të përsëritur autorsinë e krimit, si gjatë marrjes në pyetje nga policia, ashtu edhe gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen. Mohime të njëjta janë bërë edhe në ditët e para pas krimit kur policia i mori në pyetje këta dy shtetas, por edhe tani, rreth 10 muaj pas ngjarjes.

Koçeku dhe Lisaj dyshohen për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e Krimit”.

Historia 

Sipas burimeve hetimore, vrasja dyshohet se ka si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe.

Historia, sipas hetimeve, nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku duke i thënë se nuk kam vajzë për të dhënë sepse është shumë e vogël.

Megjithatë, sipas burimeve, gjatë viteve në vijim Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.

Familja Koçeku nuk e ka pranuar kurrë këtë kërkesë, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima.

Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas ngjarjes, xhaxhai i viktimës deklaroi publikisht se Pavlin Preka nuk kishte konflikte të njohura, duke theksuar se i riu jetonte mes Shkodrës dhe Dukagjinit.

Megjithëse të dy të arrestuarit vijojnë të mohojnë çdo përfshirje, gjykata, me vendim të gjyqtares Tefta Xhanari, vendosi lënien e tyre në qelinë e paraburgimit.

Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën 10 muaj më parë.

Nga Kategoria

Kryesore

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

24 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha nxjerr VIDEON: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës

24 Dhjetor, 2025
Bota

Fund tragjik për 9-vjeçaren e zhdukur në SHBA, nëna e saj e qëlloi në kokë

24 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ky robot ka për qëllim të ndihmojë fëmijët të ndihen më pak të vetmuar | Bisedat Teknologjike të Euronews Takoni Karen Dolvën, bashkëthemeluese dhe ish-CEo e kompanisë norvegjeze No Isolation, që ndihmon fëmijët me këputje mjekësore të frekuentojnë shkollën.

24 Dhjetor, 2025

AFCON 2025 nis me spektakël në Marok: DR Kongo, Senegali, Nigeria dhe Tunizia dërgojnë sinjale force

24 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

24 Dhjetor, 2025
Bedri Hamza në Malishevë: Plani për krijimin e Fondit të Papunësisë dhe Gjykatës së Punës

Bedri Hamza në Malishevë: Plani për krijimin e Fondit të Papunësisë dhe Gjykatës së Punës

24 Dhjetor, 2025

SHBA vendos ndalesë vizash për ish-komisionerin e BE-së, Breton, për censurë të supozuar në rrjetet sociale

24 Dhjetor, 2025

Ministri i Mbrojtjes në Izrael tërheq premtimin për të krijuar shkallë në Gaza

24 Dhjetor, 2025

Zbuluar: Pse Man Utd dështoi në përpjekjen për të nënshkruar me Antoine Semenyo, pasi detajet e ofertës për objektivin prej £65m dalin në dritë.

24 Dhjetor, 2025
LDK-ja paraqet angazhimet për prindërit

LDK-ja paraqet angazhimet për prindërit

24 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.