Kontrata e argjentinasit Paulo Dybala me Romën u rinovua automatikisht deri në qershor 2026, pasi ai plotësoi një sërë kërkesash që lidhen me minutat e luajtura deri më tani.
Kjo u konfirmua nga klubi këtë të dielë, në të cilën Roma mundi Udinese (1-2) për t’i dhënë fund serisë së keqe prej nëntë muajsh pa fituar jashtë shtëpisë.
“Po, rinovimi me Dybalan ka ndodhur zyrtarisht dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Po flasim për një lider, një lojtar thelbësor për këtë ekip, ai është një simbol për klubin dhe tifozët”,- tha Florien Ghisolfi, drejtori sportiv te skuadra kryeqytetase për DAZN.