• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 10 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri

“Pastrimi do të zgjasë 4 vite”/ Kryeministri Rama: “Rilindja 2.0” nuk është një aksion apo sulm veror, do të jetë konstant

10 Gusht, 2025
tek Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk është sezonal por do të shtrihet në kohë gjatë të gjithë mandatit të katërt qeverisës.

“Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror. Dhe ata që thonë se pse nuk e lije dot për në dimër, jo nuk e linim dot në dimër. Jo se kishim turistë nëpër këmbë, çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjera të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot’, dhe po i bën gropën vetes nesër, pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos çmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjta në Shqipëri”-u shpreh Rama.

Kryeministri edhe njëherë tjetër shpalosi pakënaqësi për pushtetin lokal.

Lexo edhe:

Grupi i Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

Radhe të gjata në Kakavijë, fluks i lartë hyrjesh në Shqipëri

“Do të flasim edhe për plazhet, kur kemi bërë hap këtë vit, por të pamjaftueshëm. Do të marrim masa radikale edhe për plazhet, por ama shkundja e bashkive sot është domosdoshmëri dhe që pushteti vendor të ngrihet në një moment tjetër”-shtoi Rama.

Fjala e plotë e kryeministrit:

Përshëndetje të gjithëve dhe uroj që kush po pushon, të jetë duke kaluar mire, ashtu sikundër kush nuk po pushon, të mos jetë duke e vuajtuar shumë vapën.

Arsyeja pse dola këtu sot jashtë parashikimit, është se po lexoja reagimet që më solli stafi im nga faqja, nga kjo faqe sociale lidhur me postime të ndryshme dhe më bënë shumë përshtypje reagimet që lidhen me një postim të ditës së djeshme për shembjen e një ndërtese të paligjshme krejtësisht në bregdetin e bashkisë Vlorë. Është shumë interesant sepse në reagimet që lidhen me këto pastrimet, çmontimet, prishjet, ka një lajtmotiv, që në rastin e këtij postimi ishte shumë herë më i theksuar dhe lajtmotivi është që pse u lanë të bëhen këto?

Dhe është një pyetje legjitime po pastaj vjen pjesa tjetër që fajin për çfarë ka ndodhur, fajin për ndërtimin e një ngrehine buzë detit, mu buzë detit me gjithë atë volum betoni, e ka eksluzivisht shteti dhe kush e ka bërë këtë apo kush i bën këto, trajtohet si një subjekt totalisht i pafajshëm, madje-madje kalohet edhe në ekstrem, duke folur për familje të ndershme që mezi mbajnë veten, mezi mbajnë frymën gjallë dhe kriminalizohet tërësisht shteti, ndërkohë që amnistohen tërësisht autorët e këtyre shkeljeve.

Pra, në një farë mënyre njësoj si të thuash që ç’faj ka hajduti, pse shteti nuk e kapi hajdutin dhe pse duhet kapur dhe dënuar hajduti në rast se shteti e lejoi që ai të vidhte? Ç’faj ka vrasësi nëse shteti nuk e ndaloi të vriste? Ç’faj ka çdo shkelës i ligjit nëse shteti nuk është aty në sekondë për ta ndaluar të bëjë atë shkelje? Pra kush bën shkeljen, është i pafajshëm. Dhe ndërkohë fajin e ka shteti dhe fajin e kanë të gjithë ata që punojnë në emër të shtetit, për llogari të shtetit dhe nuk i shohin këto gjëra. Pa diskutim që në rastin e ndërtimeve të tilla, ka një përgjegjësi të madhe të strukturave përkatëse, kjo as nuk mund të diskutohet, por pyetja tjetër që vjen është, “a është kjo përgjegjësi përkatëse e mjaftueshme për të mos ndërhyrë, për të mos rivënë në vend ligjin, aty ku ligji është shkelur?
Dhe nga ana tjetër, me shumë të drejtë kërkohet kjo përgjegjësi përkatëse të mbahet dhe pikërisht për këtë arsye, ne kemi përcaktuar në pakon e re të masave që së shpejti do të aprovojmë, që të gjithë ata inspektorë, punonjës policie dhe me radhë, që kanë përgjegjësi të kenë sytë hapur, do të mbajnë përgjegjësi në rast se do të konstatohen shkelje të kësaj natyre, që nuk janë shkelje që bëhen në një 1 ditë, në 2 ditë, në 3 ditë, në 4 ditë, por që duan muaj e nganjëhërë edhe vite për t’u materializuar, siç ësshtë rasti i kësaj godine skandaloze të ngritur totalisht pa leje mu në buzë të detit në bashkinë e Vlorës. Pa diskutim. Sot për sot nuk e kemi këtë në ligj, do ta vendosim.

Nga ana tjetër, duhet të mbajmë parasysh edhe një gjë, jo për t’u justifikuar absolutisht, po për të qenë të qartë se çfarë flasim. Fenonemi i ndërtimtarisë pa leje është një fenomen, i cili na ka shoqëruar në gjithë këto vite, por nuk ka ardhur duke u shtuar, ka ardhur duke u pakësuar, pa diskutim. Problematikat që kemi sot, janë shumë herë më pak se problematikat që kishim dje, patjetër.

Dhe natyrisht do të ishte kryevepër sikur të mjaftonte një ofensivë prishjesh për t’i kthyer të gjithë në binarët e ligjit dhe për t’i bërë të qëndrojnë të gjithë në binarët e ligjit, por kjo nuk ndodh sepse kjo ka të bëjë me një edukim ligjor në vazhdim, kjo ka të bëjë me një kulturë të menduarit të marrëdhënieve me mjedisin e përbashkët, me hapësirën e përbashkët etj, dhe ajo që më solli këtu, në këtë pasqyrë sot, është pikërisht kjo; që kur lexon një pjesë të këtyre komenteve, shqetësohesh sepse mentaliteti me të cilin do të luftojmë të gjithë, absolutisht të gjithë së bashku, është që “nëse unë ia hedh shtetit, e ka fajin shteti që nuk më kapi mua”.

“Nëse unë ndërtoj pa leje, nuk e kam unë fajin, e ka fajin shteti që më la mua të ndërtoj dhe madje unë duhet të duartrokitem”. Dhe këtu kam mbledhur një sërë komentesh, por përpara se të kaloj tek disa prej tyre që e theksojnë këtë gjë, dua të them edhe dy gjëra të tjera.

Kjo pyetja “pse u kujtove tani’’? Unë nuk jam kujtuar tani. Unë jam kujtuar qysh në ditën e parë që unë kam hyrë në zyrë në vitin 1998 në Ministrinë e Kulturës, kur një nga gjërat e para që kam bërë është që kam mbledhur disa fëmijë për të pikturuar një gardh teneqesh që ishte mu ngjitur në Ministrinë e Kulturës, aty ku sot është parku i Vëllezërve Frashërit sepse unë qysh ditën e parë dhe sot e derisa të vdes, jetoj me mendimin që e bukura do të na shërojë, e shëmtuara vetëm na sëmur më shumë. Dhe plus kësaj, kam bindjen e plotë që marrëdhënia jonë me hapësirën e përbashkët, e cila është një marrëdhënie e deformuar totalisht në 50 vite komunizëm, kur ne ishim pronarë të gjithçkaje dhe pronarë të asgjëje, se na thuhej “gjithçka është e popullit”, po asgjë nuk ishte e individit dhe kështu nga një kolektivizëm total dhe nga një shpronësim total dhe nga një zhveshje totale e individit prej të drejtës së pronës, u kalua në ekstremin tjetër, ku gjithçka u kthye në një hapësirë për t’u pushtuar dhe gjithçka u bë mall për t’u plaçkitur, e kemi të domosdoshme të përpiqemi që në mënyrë të përditshme të luftojmë me veten.
Sepse po hyjmë në Bashkimin Europian, po hyjmë, jo thjeshtë në një klub shtetesh, por po hyjmë në një fazë të tretë të historisë sonë, ku çfarë themi për ligjin, ku çfarë themi për bashkëjetesën, ku çfarë themi për respektin për tjetrin, duhet ta kemi në radhë të parë tek vetja, jo e dua ligjin të funksionojë për të tjerët, po jo për mua. E dua bashkëjetesën të funksionojë për mua, po jo me kontributin tim, etj., etj.

Pikërisht se jam kujtuar që ditën e parë ka qenë një luftë e vazhdueshme, e vazhdueshme, e vazhdueshme, unë jam shumë krenar për këtë luftë, për këtë përpjekje dhe dua të theksoj një gjë, që unë sot jam edhe deputet i Tiranës dhe siç kam bërë me Vlorën, siç kam bërë me Durrësin, unë lidhjen me këtë status e konsideroj një gjë thuajse të shenjtë.

E konsideroj një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Unë nuk hyj tek ajo pjesë njerëzish që mendojnë që të jesh deputet është një mundësi për të bërë ca qoka apo për të futur në punë ca familjarë apo apo apo. Unë hyj tek ata dhe e them këtë në mënyrë të vazhdueshme me deputetët e grupit tonë, që mendojnë dhe duhet të mendojnë se të jesh përfaqësues i një nga 140 përfaqësuesit e këtij populli ,është nderi më i madh që mund të bëhet dhe për arsye se isha në listën e Tiranës, kam bërë faktikisht një fushatë, ndryshe nga herët e tjera, me shumë ndalesa në Tiranë. Kam konstatuar gjëra, kam parë gjëra, kam kam dëgjuar njerëz, siç duhet të ndodhë në normalitetin e përditshëm të dikujt që përfaqëson njerëzit apo jo? Dhe krahas me shumë transformime të Tiranës, kam parë pikërisht këtë; ngufatjen e hapësirës së përbashkët dhe për këtë arsye kam angazhuar të gjithë grupin e deputetëve të Tiranës, të gjithë grupin e deputetëve të Vlorës po ashtu; të Durrësit e tjera qyteteve të mëdha, për t’u rikthyer tek njerëzit dhe për të bërë një inventar të këtyre dhe janë konstatuar 1800 e kusur pika që duhen çliruar.

Tani në këtë çlirim ka një gjë të mirë pozitive. Nuk jemi në kushte që ishim më parë, se shumëkush tenton ta thotë sikur kjo është e njëjta gjë. Jo, nuk është e njëjta gjë. Nuk bëhet fjalë për ndërtime pa leje të natyrës mur, llaç, tulla, edhe o burra. Bëhet fjalë për ndërtime të çmontueshme në pjesën ndërmuese të tyre dhe ka një mirëkuptim të madh nga ata, të cilët e kanë kuptuar që kjo punë s’mund të vazhdojë më, pavarësisht se kanë ngritur këto ngrehina dhe po i çmontojnë në mënyrë vullnetare. Ka dhe raste kur kjo, kur kjo nuk ndodh.
Ama në tërësi, kjo po ndodh dhe natyrisht që ky nuk është një sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës. Ne po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë, do të i hapë qartë hapësirat e lirisë pra, do të ketë të gjithë hapësirën, edhe për njësitë tregtare, që të bëjnë jetën e tyre normalisht, por pa hyrë dhe pa e kapërcyer kufirin që është i komunitetit.

Në fund fare kam dhe elementin e teknologjisë. Shqipëria ka ardhur në një përparim të vazhdueshëm dhe ka bërë një progres të jashtëzakonshëm. Dhe para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes, të matjes së parametrave të qeverisë etj, Chandler Institute of Governance në Singapor e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës europiane, së bashku me 4 vende të tjera. Për çfarë? Pikërisht për reforma dhe për transformimin dhe ndërkohë që Shqipëria sot është diçka krejt tjetër. E tregojnë shumë gjëra, shumë shumë gjëra ku interesi për Shqipërinë i turistëve; interesi për Shqipërinë i investitorëve; interesi për Shqipërinë i mediave ndërkombëtare është pakrahasimisht më i lartë se ç’ishte dhe të gjitha këto së bashku kanë brenda edhe të mirën, edhe dobësitë; edhe arritjet, edhe çfarë mbetet për t’u adresuar.
Dhe teknologjia është çka do të na ndihmojë tani në këtë fazë, që siç kemi shkuar nga faza kur të tërë hapnin themele, hidhnin llaç e ngrinin mure, tek faza ku kanë shkelur, por me elementë të përkohshëm, të çmontueshëm etj, kaloj në tek faza që s’do ketë më as të tilla dhe teknologjia është ajo që do të na çlirojë përfundimisht nga ky fenomen, duke e reduktuar atë në maksimum dhe mos harrojmë që në vendet fqinje dhe në Mesdheun e poshtëm, po themi, ky është një fenomen që e gjen pa merak, edhe në Greqi, edhe në Turqi, edhe në Italinë e Jugut, edhe etj, ne do vazhdojmë ta luftojmë. Dhe kjo është gjëja.

-‘’Le nam me këto syze kalamajsh’’.

Po ça të bëjmë tani? Këto që na u gjendën, miku im, po të paktën janë kuq e zi. Shihe. Dhe mua kuq e zi më pëlqen shumë.

Atëherë, ‘’Të paktën -thotë dikush- t’i sekuestroni dhe t’i ktheni në institucione publike, se është goxha investim dhe ta shkatërrosh është gjynah. Lekë i çuar dëm’’.

Flitet për atë ngrehinën e paimagjinueshme mu në buzë të detit, për të cilën filloi shëmbja dhe që do të ekzekutohet sot a nesër përfundimisht. Po, sekuestrimi dhe konfiskimi është një tjetër, është një tjetër korsi, por që bëhet në ato raste kur është e mundur të bëhet dhe kur realisht mund të përdoret godina për interes publik apo për strehim social. Dhe do të kemi të tilla, kemi bërë të tilla dhe do të kemi të tilla në vijim, ama, të marrësh të sekuestrosh atë godinë dhe ta ndërtosh për të bërë institucion publik 3 metra nga dallgët e detit, nën rrugë është pa sens apo jo? Si thua, ti Njazi

-Kushdo që ka lejuar këto ndërtime, thotë dikush tjetër, nuk duhet të punojë më në administratë.

Po unë nuk mendoj se këtu janë të gjithë njësoj dhe se të gjithë kanë të njëjtën përgjegjësi, por patjetër, patjetër. Ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qytete të mëdha, ku kanë nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, ashtu do të ketë një shtrirje të kësaj vale pa diskutim në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT-të e famshme, Inspektoriatet e Mbrojtjes së Territorit, tek policitë bashkiake dhe deri tek strukturat e planifikimit dhe të zhvillimit urban. Dhe këto do të jenë pjesë e kësaj pakoje reformë, patjetër. Por ama, nga ana tjetër, do të jetë teknologjia që do të vendoset në qëndër. Dhe tanimë ne e kemi të ngritur pothuajse plotësisht të gjithë bazën e të dhënave vizuale mbi territorin e qyteteve të mëdha dhe zonave kryesore që janë afektuar dhe afektohen nga ndërtimtaria, nga ndërtimtaria pa leje ose nga ndërhyrjet e paligjshme. Ky është kulmi, ky është një nga, ky është një nga komentet që doja ta ndaja me ju, sepse është kulminant, është totalisht kulminant.

-“Një familje punëtore e ndershme dhe e mrekullueshme, që ka ngritur gjithçka me djersë, mund dhe sakrifica, sot përballet me një padrejtësi të madhe. Është e dhimbshme të shohësh si prishen, jo vetëm muajt e një ndërtese, por dhe ëndrrat e ndërtuara me mund ndër vite. Kjo familje meriton mbështetje, jo dhunim të përpjekjeve, respekt për punën dhe ndershmërinë që i karakterizon.”

Këtu flitet për një familje, ndërkohë që kemi të bëjmë me një individ, me një subjekt, i cili nuk është shfaqur, domethënë është kaq i vetëdijshëm që e ka bërë kala atë që s’thuhet, saqë nuk është shfaqur që të bëjë ndonjë ankesë, dhe këtu, një Lorenco Mustafaraj bën gjithë këtë predikim të madh, a thua se shteti është ngritur për të shkatërruar një familje, ndërkohë që sikur familjet e ndershme punëtore dhe të mrekullueshme të këtij vendi të çoheshin të tëra e të hidhnin beton, me kate buzë detit, këtu të ishim kushtet e një barbarie totale.

Por, nga ana tjetër, ju kujtoj që familjet e punëtorëve të ndershëm dhe të mrekullueshëm nuk i kanë mundësitë që të ndërtojnë një tren me beton në buzë të detit, sepse për këto lloj trenash duhen shuma, dhe këto shuma nuk janë shumat e familjeve të punëtorëve të ndershëm dhe të mrekullueshëm, i dashur Lorenc.
Kështu që thirri mëndjes të sepse jemi në kushtet kur duhet të pajtohemi me disa të vërteta shumë elementare. Të thjeshta fare për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, që çfarë është e përbashkët është e paprekshme në mënyrë të paligjshme.

Çfarë i takon të gjithëve bashkë nuk mund të jetë pre e sulmit të dikujt që merr guximin dhe ka papërgjegjshmërinë që të bëhet zaptus apo gllabërus dhe plaçkitës i saj.

-“Një herë në 10 vjet zgjohet kryeministri. A e mbani mend në 2014 shkatërrimin me tritol të vilës, një pallat gjigand i kryetarit të atëhershëm të PD-së dhe shumë e shumë shtëpi të tjera. Nxorri dhe ligje të forta për ndërtimet pa leje dhe mbajeni mënd sa do të zgjasi. Disa muaj këto shkatërrime dhe kryeministri jonë do ja fusë gjumit.”

Tek gjumi më ngatërron me siguri me atë, të cilit, me sa duket, i ke vajtur mbrapa për shumë kohë dhe nuk bëhej fjalë për vilë, bëhej fjalë për një super pallat në det, që të jemi të qartë bashkë me njëri-tjetrin. Dhe meqë ra llafi, se kur flitet për atë ‘’vilë’’, flitet edhe për para të dhëna nga shteti. Asnjëherë nuk janë dhënë para nga shteti për ndërtuesit e asaj vile. Dakord? Asnjëherë. Dhe jo sa të jem unë. Dakord?!

-Me gjithë atë katrahurë që i është bërë ambientit, zor se del ky mandat për t’i kthyer në origjinën e mëparshme. Gjithë vendi është kafshuar.

Jo, jo. Kthimi në gjëndjen e mëparshme po realizohet, sepse siç thashë, pjesët dërrmuese e këtyre ndërhyrjeve janë ndërhyrje të natyrës të çmontueshme, ndërkohë që aty ku bëhet fjalë për ndërhyrje që kanë llaç e tulla e beton, do duhet pak më shumë punë, por nuk janë aq shumë sa mund të imagjinohet kështu që do të ecim me shpejtësi dhe gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse faza e parë e një projekti të ri, e një programi të ri të Rilindjes Urbane 2.0. Pra, aty ku po krijohen hapësira, aty do të ndërhyhet për të krijuar cilësi, hap pas hapi. Do të dojë kohën e vet po për të krijuar cilësi, hapësira publike komunitare cilësore dhe ndërkohë edhe njësive të shërbimit do t’u japim mundësinë që të rikthehen cilësisht, jo më përtej vijës ku duhet të kenë kufirin, por brenda vijës ku duhet të kenë kufirin.

Do t’u japim disa detyrime, përkundër të cilave do të kenë disa të drejta, siç bëhet në një vend të qytetëruar.

-Punën e bërë, mos e prish kurrë. Kur ishe ti si shtet, pse i le të ndërtonin, thotë Pal Mandreu.

Më duket se u sqarova për këtë Pal dhe po ta përsëris. Shteti patjetër që ka përgjegjësitë e veta, nuk diskutohet. Ne jemi një shtet në ndërtim. Dhe do të jemi një shtet i ndërtuar kur do të marrim certifikatën e shtetit të ndërtuar dhe do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian dhe ky është një proces. Por në asnjë rast të dhe për asnjë arsye, përgjegjësia e shtetit nuk amniston shkelësit e ligjit. Kjo është shumë e qartë. Domethënë, nuk mund të thuash që unë po hedh beton, po s’më kape, s’ke ç’a më bën. Jo, këtë s’mund ta thuash, se në çdo moment që kapesh, do të të bëhet ajo që të takon. A më kupton?

-Mos u kreno, do të jem plotësisht dakord me ju për këto ndërtime pa leje. Të prishen, por me një kusht, të parët të futen në burg personat që kanë përgjegjësi, që kanë lejuar këto ndërtime pa leje, se këto nuk u bënë për një ditë. Ky problem rënkon rëndë dhe këtë dhimbje e ka krijuar shteti.
Edhe një herë tjetër, e para një herë, që kjo puna e burgut duhet të jemi shumë të qartë, që unë jam kryeministri i Shqipërisë, e kam shpjeguar këtë shumë herë. Nder i madh, privilegj i madh dhe natyrisht përgjegjësi shumë e madhe, por ndër të gjitha pjesët e shumta të kësaj përgjegjësie nuk hyn përgjegjësia për të futur në burg njërëz. Këtë e bën drejtësia, dhe drejtësia funksionon me fakte dhe me prova. Lavdi Zotit, nuk kemi më drejtësinë që e bënte partia, qeveria dhe i pari i shtetit. Nuk e kemi më atë drejtësi, kështu që, merri futi në burg, është një shprehje që nuk duhet ta përdorësh për veten njëherë, sepse është një shprehje shumë jashtë kontekstit të mënyrës si funksionon rendi demokratik. E dyta, patjetër kur ka fakte dhe prova, gjithse kush do të ballafaqohet me ligjin dhe me drejtësinë, nuk diskutohet.

-Ka ndërtesa dhe shtesa në rrugët e Tiranës që duhen prishur para kësaj ndërtese. Janë me leje apo pa leje, njerëzit duhet të ecin në rrugë makine.

Janë me leje apo pa leje, jo i dashur. Ata që janë me leje janë me leje, dhe nuk mund të cënohen. Ata që janë pa leje, janë pa leje dhe nuk mund të lejohen. Janë të dyja të ndara dhe të gjitha gjërat i kemi vënë përpara dhe do t’i bëjmë hap pas hapi me durim, se nuk jemi duke ndënjur, jemi duke punuar për ditë e për ditë e për ditë. Dhe do t’i vijë radha të gjithave.

Për këtë arsye, kemi krijuar edhe një platformë,”Hapësira ime publike”, të cilën e keni tek e-Albania. Të cilën e keni në çdo telefon apo kompjuter, ku do doni ta vendosni apo ta kërkoni dhe aty mund të na ndihmoni, mund të bashkëpunojmë, që thoni, shiko, keni harruar edhe këtë, shiko, keni harruar edhe këtë, dhe pastaj, në rast se brenda 24 orësh nuk ka reagim, keni mundësi të denonconi dhe mungesën e reagimit për institucionet përkatëse, gjë që do të vendosë përpara përgjegjësisë ata njerëz prej të cilëve me të drejtë kërkojmë përgjegjësi që të gjithë. Më kuptove!

-Më e mira – thotë Nderimi – do të ishte të shëmbje drejtorët e IKMT-s137 në çdo rreth t’i fusje në burg. Burg, se ata i kanë marrë lekët të parët, pastaj shohin edhe të tjerët.

Thashë që IMT e bashkive do të reformohen, do të ndryshojë struktura, dhe patjetër që kush ka drejtuar në IMT nuk do jetë më drejtori i IMT-je. Kjo as nuk diskutohet dhe kjo po ndodh ndërkohë që flas. Dhe nuk janë prapë të gjithë njësoj për të futur në një thes, pa diskutim. Por gjëja që është më e rëndësishme është që burgu është një adresë ku përcillet robi me prova dhe me fakte, dhe përcillet nga drejtësia, jo ngaFacebook-u dhe jo nga qeveria. Që të jemi shumë të qartë me njëri-tjetrin.

-Ja ta shohim, thotë Lorisi, a do prishen ato 8 kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela, afër sheshit Skënderbej, ku kushton 8 mijë euro metri katror. Të shohim a është ligji i barabartë.

O Loris, kam një informacion për ty. Çdo metër katror tek ajo ndërtesa që u konstatua asokohe, e paligjshme nuk është më e ndërtuesit. Janë bërë të gjitha procedurat dhe, sikundër edhe në disa raste të tjera, ato metra katror do t’i marrë shteti. U kuptuam? Do t’i marrë shteti për interes publik, pra për zyra, për aktivitete të natyra të ndryshme publike. Pra, do të jenë të një institucioni të caktuar të qeverisë, bashkisë, etj. Kjo nuk është vendosur, por ama janë ndërkohë kaluar me letra dhe në momentin kur do të kryhet ndërtimi, do të jenë të shtetit. U kuptuam? Ashtu si kundër të gjitha ato të cilat u publikuan si raste me shtesa kanë kaluar në procese të ndryshme. Një pjesë janë parablerë nga ndërtuesit me çmimin e tregut. Një pjesë tjetër janë sekuestruar dhe konfiskuar, dhe kështu do të vazhdojmë në vijim. Kush do të ndërtojë 1 metër katror të paligjshëm, duhet ta dijë që nuk do ta gëzojë dot, ose do ta marrë shteti aty ku është e mundur të merret ose do të bjerë në tokë e gjithë godina. Kjo do të jetë e qartë dhe e prerë për të gjithë.

-Përmëndja emrin atij të madhit, se menderosesh prej tyre. Këtu ua prish, mbrapa i shpërblen dyfish.

Kushedi se me kë më ngatërron ti mua.

-Po a prishet gjithë ajo ndërtesë? Merre bëja shkollës e zyra shtetit. Ti s’je mirë, – thotë njëri që është F.C. Bajern.

Tani Bajerni e ka kap veten, me sa kuptoj jo plotësisht. Por ndërkohë, shkollë 3 metra nga dallgët e detit, unë nuk kam parë në ndonjë vend dhe as zyra shteti, dakord? Të jesh mirë ti njëherë dhe përgjigjen ta ka dhënë edhe Anastasia, që thotë në buzë të detit do bëjë shkollë apo zyrë. Le të vënë mënd shqiptarët, se nuk ndërtohet vënd e pa vënd.

Po, Anastasia, jam shumë dakord me ty.

-I lumshin duart, po këto ndërtimet që janë bërë mes blloqeve të pallateve 5 katëshe të ‘’xhaxhit’’ do ndërhyhet?

Do të ketë punë të vazhdueshme për shërimin e hapësirave dhe brenda blloqeve, dhe te platforma hapësira ime publike, do mund të denonconi çdo gjë të tillë për të na ndihmuar që edhe të identifikojmë më shumë, por edhe të identifikojmë ata që mbyllin sytë.

-Ka mundësi të jetë sjellë natën nga Italia, se shteti jonë të ngordh për një dritare, s’të shikon duke ndërtuar një pallat – thotë Gafurri.

Ja pra, që të pa. Të pa dhe të shkoi shtrenjtë, ajo anije betoni e kupton. Mënyra më e mirë për të varfëruar ato pak njerëz që kanë ato pak lekë, jo nuk janë aspak njerëz, nuk janë aspak lekë që të merremi vesh Nida, Jonida, Nida. Një nga detyra e shtetit është të orientojë para në shtetet e tyre në investime të vlefshme dhe jo të shkatërrojë ato pak ekonomi.

Po patjetër, shteti duhet madje tu bëjë edhe kafen njerëzve.

Gjithashtu, kushdo administratë që ka bërë punën e tij duhet të mbajë përgjegjësi. Jemi dakord me këtë, e thamë, por thamë edhe se si ndodh kjo, dhe në qoftë se parazitizmi i administratës ka mbërritur në pikën ku kryeministri del bën punën e drejtorëve, jemi shumë kohë pas, jemi në osmanizëm.

Kryeministri nuk bën punën e drejtorëve, por kryeministri është këtu pikërisht për të shkundur kudo që duhet, edhe drejtorët që s’bëjnë punën. Patjetër, nuk diskutohet.

-Pse vetëm kjo godinë është pa leje nga të mëdhenjtë që po na thua, apo ka dhe tjera?

Godina pa leje, përgjithësisht nuk ka. Godina, ato që janë, janë ose sekuestruar dhe konfiskuar, siç ndodhi me godinën në Tiranë, ku tani operon Agjensia Shtetërore e Kadastrës, ose do të sekuestrohen dhe do të konfiskohen, por nuk janë të panumërta. Kemi bërë në Vlorë një proces sekuestrimi të një godine që ishte në shkelje të parametrave, po jo pa leje, po në shkelje të lejes dhe është njësoj si pa leje, faktikisht. Kemi vazhduar dhe jemi në proces me 2 a 3 të tjera, por nuk janë kaq shumë sa duken. Megjithatë në rast se ju keni informacion, ju lutem ndaheni me ne.

E fundit që kam është që rilindja urbane 2.0 është një program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është një aksion, nuk është një sulm veror dhe ata që thonë që po, pse nuk e lije dot për në dimër, iu them jo, nuk e linim dot për në dimër.

Jo, po se kemi turistët nëpër këmbë, mos kini asnjë merak, se çështja e turistëve nuk lidhet me këtë. Çështja e turistëve lidhet me 2 a 3 gjëra të tjera për të cilat do të flasim shumë hapur dhe shumë qartë në shtator. Duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por po mendon vetëm kap ça të kapësh sot dhe praktikisht po i bën gropën vetes për nesër, pasi gjithë ato investime që po bën, nuk do të mund dot t’i shlyejë dhe as do të mund dot t’i kthejë në investime të qëndrueshme për fëmijët nëse sot vendos çmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri. Por do të flasim për këtë, siç do të flasim edhe për plazhet ku kemi bërë një hap të madh përpara këtë vit, por të pamjaftueshëm dhe do të marrin masa radikale edhe me plazhet për vitin e ardhshëm, ku bashkitë do të marrin shumë më tepër forcë, por ama shkundja e bashkive sot është një domosdoshmëri që të gjitha gjërat të shkojnë shumë më mirë nesër dhe që pushteti vendor që ka bërë shumë gjëra, por që ka shumë të meta, të ngrihet në një nivel tjetër.
Më falni se ju rrokanisa pak jashtë programit. Pushime të mbara për ata që po pushojnë dhe sa më pak ndjesi vape për ata që janë në punë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Grupi i Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

10 Gusht, 2025
Aktualitet

Radhe të gjata në Kakavijë, fluks i lartë hyrjesh në Shqipëri

10 Gusht, 2025
Aktualitet

Ndodh edhe kjo në Tiranë/ 21-vjeçari i prezantohet si mjek familjarit të pacientit në spital

10 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

10 Gusht, 2025

Grupi i Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

10 Gusht, 2025

Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti

10 Gusht, 2025

Radhe të gjata në Kakavijë, fluks i lartë hyrjesh në Shqipëri

10 Gusht, 2025

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

10 Gusht, 2025

Zbardhen EMRAT, kush janë dasmorët që rrahën Shpat Kasapin në dasmë

10 Gusht, 2025

Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së

10 Gusht, 2025

Ndodh edhe kjo në Tiranë/ 21-vjeçari i prezantohet si mjek familjarit të pacientit në spital

10 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.