Nisma për t’i siguruar një shtëpi ish-banorit të “Big Brother VIP”, Stenaldos, po merr gjithnjë e më shumë mbështetje, dhe këtë herë një kontribut i rëndësishëm ka ardhur nga një personazh mjaft i njohur i formatit.
Opinionisti Arbër Hajdari ka dëshmuar edhe një herë shpirtin e tij human duke iu bashkuar thirrjes për ndihmë që po bën xhiron e rrjetit.
Sipas të dhënave publike në platformën ku po mblidhen fondet, Arbri ka dhuruar shumën prej 1000 eurosh në llogarinë e fushatës.
Kujtojmë se Stenaldo ishtë një prej imituesve më të mirë brenda shtëpisë së BBVA, ku shpesh imitonte dhe vetë Arbrin.











