Pas vendimit të GJKKO, Erion Veliaj është dërguar në paraburgimin e Durrësit, ku do të presë vijimin e hetimeve ndaj tij.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të lërë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke refuzuar kërkesën e avokatëve të tij për një masë më të butë sigurie.
Ndërkohë, për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, duke e kaluar nga “arrest shtëpiak” në “detyrim paraqitjeje”. Kjo do të thotë se Xoxa nuk do të jetë më e izoluar në banesë, por do të ketë detyrimin të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve për të vijuar hetimin ndaj saj.











