Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të ndërpresë ndihmat për Shqipërinë. Me anë të një vendimi të publukuar online, Zvicra thekson se do të heqë gradualisht programin e saj dypalësh të zhvillimit në Shqipëri deri në fund të vitit 2028. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) thekson se ky vendim ka ardhur për shkak të shkurtimeve buxhetore në planin financiar të Zvicrës 2026–2028 për bashkëpunimin zhvillimor.
“Për sa i përket bashkëpunimit dypalësh të zhvillimit, SDC do të heqë gradualisht programet e saj të zhvillimit dypalësh në Shqipëri, Bangladesh dhe Zambi deri në fund të vitit 2028. Ky vendim u bazua në nevojat aktuale në terren, në interesat afatgjata të Zvicrës (diplomatike dhe ekonomike) dhe vlera e shtuar e bashkëpunimit ndërkombëtar zviceran në krahasim me vendet e tjera.
Për bashkëpunimin tematik, SDC në të ardhmen do të fokusohet më shumë në sektorët ku mund të arrijë vlerën më të madhe të shtuar dhe ku ka ekspertizë të gjatë. Në arsim, fokusi do të jetë në formimin profesional dhe në edukimin në raste urgjente. Në shëndetësi, SDC do t’i harmonizojë aktivitetet e saj për HIV/AIDS dhe malarien me OBSH-në dhe Fondin Global për Luftimin e SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries, të cilat të dyja janë të vendosura në Gjenevë. Përsa i përket promovimit kulturor, fokusi tashmë është vendosur në projekte jashtë vendit; në periudhën afatmesme do të ndërpriten edhe aktivitetet në Zvicër,” thuhet në njoftm.
Në fund të dhjetorit, parlamenti zviceran bëri shkurtime prej 110 milionë frangash zvicerane (116.4 milionë euro) në buxhetin e vitit 2025 dhe 321 milionë franga zvicerane (340 milionë euro) në planin financiar 2026–2028 për bashkëpunimin zhvillimor dypalësh dhe shumëpalësh. Financimi për programe të tjera të vendit dhe tematike, si dhe për organizata të ndryshme, gjithashtu do të reduktohet deri në fund të vitit 2028, ravijëzon njoftimi i autoriteteve zvicerane.
Pse i ndërpreu fondet SHBA?
Shtetet e Bashkuara me urdhër të Presidentit Donald Trump kanë ndërprerë ndihmat e çdo lloj natyre për vendet e juaja. Ndër vendet që janë prekur nga ky urdhër i adminisratës Trump është dhe Shqipëria, ku janë ndërprerë fondet për më shumë se 30 institucione dhe për shuma organizata të tjera. SHBA deri më tani ka qenë një nga mbështetëset kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqiqëri dhe për reformën në drejtësi. Por me urdhërin e Trump, kjo mbështetje tashmë është shuar, deri në një njoftim të dytë. Shkak për ndërprerjen e fondeve është bërë një rishikim dhe analizë e administratës amerikane për të parë se ku shkojnë këto fonde dhe a po shpenzohen në të mirë të SHBA-së.