• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 13 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Pas rënies së çmimit në botë, Kosova cakton marzhet e shitjes me shumicë dhe pakicë të naftës

8 Prill, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave mbrojtëse sa i përket produkteve të naftës së përdorshme për transport, pasi në tregun botëror çmimet e naftës shënuan rënie.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës në tregun vendor, duke vendosur masa mbrojtëse për konsumatorët dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme. Vendimi përcakton se marzha maksimale e fitimit për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës.

Sipas këtij vendimi, përcaktohet: marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Lexo edhe:

Në 6 muaj, mbi 18 mijë të rinj të moshës 21 vjeçare u vaksinuan kundër papillomavirusit.

Gjilan/ 13-vjeçarja rrihet nga shoqet në efektin e drogës për 50 minuta

Ministrja Hajdari theksoi se ky vendim është rezultat i monitorimit të vazhdueshëm të tregut të produkteve të naftës. Sipas saj, është vërejtur se ndryshimet e çmimeve të importit reflektohen shpejt në ngritje të çmimeve në tregun e brendshëm, por jo edhe në rastet kur çmimet e importit bien.

“Ky vendim ka për qëllim të parandalojë praktikat e padrejta dhe të ruajë transparencën dhe balancën në treg”, u shpreh Hajdari.

Ministrja bëri të ditur se për zbatimin e vendimit do të ketë mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitje të rasteve të dyshimta tek Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas Hajdarit, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të konkurrencës së ndershme, mbrojtjes së konsumatorëve, dhe krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë operatorët në tregun e produkteve të naftës në Kosovë.

Tarifat e Presidentit amerikan, Donald Trumpit pritet të ulin çmimin e naftës në nivel global. Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani. Berjani tha se si shkak i këtyre tarifave, çmimi i naftës pritet të bie deri në 1 euro.

“Një litër naftë nuk do të paguhet 1.21 cent. Litri i naftës ka gjasë të bie në 1 euro. Edhe benzina do të paguhet më pak se 1.31 cent për litër. Nuk dihet sa do të jetë, pasi varet nga lëvizjet në berzë, por çmimi do të bie për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti, Donald Trump. Bazuar në standardin kosovar 1 euro për litër do ishte ideal, por kjo varet nga bursa ndërkombëtare”.

Tutje Berjani shtoi se edhe institucionet kosovare duhet të jenë të gatshme me këto ndryshime.

“Institucionet kosovare duhet të jenë të gatshme për t’u përshtatur çdo ndryshimi në arenën ndërkombëtare”.

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm gjatë vikendit, duke arritur nivelet më të ulëta që nga viti 2021, për shkak të shqetësimeve në rritje se lufta tregtare do të dëmtojë rëndë ekonominë globale. Nafta amerikane ra me 8 për qind, duke arritur në 61.92 dollarë për fuçi në tregtinë e fundit. Kjo rënie vjen pas një tkurrjeje prej 6.6 për qind të enjten, e shkaktuar nga shqetësimet për tarifat dhe një rritje të papritur të prodhimit nga OPEC+.

Të premten, çmimi i naftës bruto ra deri në 60.81 dollarë për fuçi, niveli më i ulët brenda ditës që nga prilli i vitit 2021./ Monitor

Nga Kategoria

Në 6 muaj, mbi 18 mijë të rinj të moshës 21 vjeçare u vaksinuan kundër papillomavirusit.
Kosova

Në 6 muaj, mbi 18 mijë të rinj të moshës 21 vjeçare u vaksinuan kundër papillomavirusit.

12 Shtator, 2025
Kosova

Gjilan/ 13-vjeçarja rrihet nga shoqet në efektin e drogës për 50 minuta

12 Shtator, 2025
Niko Peleshi – Kryetari i ri i Parlamentit të Shqipërisë
Kosova

Niko Peleshi – Kryetari i ri i Parlamentit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Pse gratë po i shkisin pilulat kontracetive dhe po drejtohen drejt ndjekësve të fertilitetit?

13 Shtator, 2025
“Shpirti nuk fal…”/ Mesazhi i prekëshem i babait që humbi vajzat në aksident: Ruani shpejtësinë dhe shpërqendroni alkoolin, askush nuk ju është borxh.

“Shpirti nuk fal…”/ Mesazhi i prekëshem i babait që humbi vajzat në aksident: Ruani shpejtësinë dhe shpërqendroni alkoolin, askush nuk ju është borxh.

13 Shtator, 2025

“Nuk kam parë njeri kaq të mirë” – Rayan Cherki thotë se mund të arrijë numrat e Kevin De Bruyne, siç tregoi ish-trajneri dhe ylli i Man City, ndërsa zbulon ‘dobësinë’ më të madhe të kërrikut francez.

13 Shtator, 2025

A është shkatërruar depoja e kontracaptivëve amerikanë e ruajtur në Europë?

13 Shtator, 2025

Familjet mbajnë vigil në Nepal ndërsa numri i viktimave nga protestat rritet Familjet në zie të atyre që humbën jetën gjatë protestave të dhunshme në Nepal u mblodhën në Kathmandu të enjten, duke ndezur qirinj jashtë morgut të spitalit dhe duke kërkuar drejtësi dhe informacion rreth të afërmve të zhdukur.

13 Shtator, 2025

‘Nuk po marr një milion paund!’ – Olivia Smith e përqesh çmimin e lartë prej 1 milion paund pas transferimit rekord te Arsenali

12 Shtator, 2025

Enzo Maresca pranon se është në paqartësi pas rëndimit të Chelsea me 74 akuzat për shkelje të supozuara të rregullave nga FA.

12 Shtator, 2025

Si Parlamenti Evropian e shndërroi një minutë heshtje në një përballje politike.

12 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.