Liverpool nuk humb kohë dhe ka filluar që tani lëvizjet e para për të përgatitur ekipin fitues për sezonin e ri. Përforcimi i parë dihet tashmë që do të jetë Jeremie Frimpong, për të cilin është arritur marrëveshja me Leverkusen për 35 milionë euro.
Pasi ka siguruar zëvendësuesin e Alexander Arnold, Liverpool do të bëjë të paktën edhe 4 përforcime në pozicione kyçe: qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë, mesfushor sulmues dhe mesfushor i majtë. Për krahun e majtë të mbrojtjes prioritet është Milos Kerkez i Bournemouth, negociatat për transferimin e tij janë në fazë të avabcuar dhe marrëveshja pritet të finalizohet për 45 milionë euro.
Për qendrën e mbrojtjes është zgjedhur ekuadoriani i Leverkusen, Piero Hincapié. Po ashtu një tjetër lojtar i “Aspirinave” që është në fokusin e kampionit të Anglisë është edhe Florian Wirtz. Gjermani është emri që pëlqhehet më shumë nga Arne Slot për t’i besuar rolin e numrit 10. Klubi i kuq është i gatshëm të bëjë një investim të konsiderueshëm për të bindur Leverkusen.
Objektivi i fundit por jo më pak i rëndësisshëm është Xavi Simons, i cili shihet si lojtari ideal në krahun e majtë, në rast se ikën Luis Diaz.