Dy turistë suedezë, nënë e bir, në moshat 61 dhe 23 vjeç, janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar këtë zonë të njohur për natyrën e saj të paprekur, por pas disa orësh, çdo kontakt me ta është ndërprerë.
Sipas informacioneve paraprake, turistët dërguan një sinjal SOS, i cili u kap nga autoritetet greke, për shkak të mungesës së mbulimit telefonik në anën shqiptare të gadishullit të Karaburunit. Emergjencat greke reaguan menjëherë dhe njoftuan autoritetet shqiptare për situatën.
Aktualisht, forcat e Emergjencave Civile, specialistët e zonave të mbrojtura dhe policia e Vlorës po angazhohen në kërkimin e turistëve. Kërkimet po zhvillohen në disa drejtime të mundshme, megjithatë, terreni i vështirë malor, errësira dhe moti i paqëndrueshëm po e komplikohet shumë operacionin. Për më tepër, autoritetet po kërkojnë ndihmë edhe nga banorët e zonës, të cilët kanë njohuri rreth territorit dhe mund të ofrojnë informacion të vlefshëm.
Ka dyshime se turistët suedezë, pasi përshkuan pyjet e Llogarasë, janë ngjitur në Karaburunit dhe aty kanë humbur. Terreni i ashpër dhe mungesa e valëve telefonike kanë penguar ndihmën dhe komunikimin me ta.











