• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Pas bombardimeve dhe viktimave, Afganistani dhe Pakistani arrijnë armëpushim

15 Tetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm të mërkurën pasdite, pas bombardimeve vdekjeprurëse dhe luftimeve tokësore që ngjallën frikë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve fqinje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pakistani kreu sulme ajrore në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar, duke shkaktuar viktima të shumta, thanë banorët vendës për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë (REL).

Sipas banorëve të Kabulit, të cilët folën për Radion Azadi, shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin afgan.

Lexo edhe:

Waymo rifillon shërbimin e makinave me drejtim autonom pas ndërprerjes së energjisë në San Francisco që befasi automjetet.

Rusia intensifikon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Odesa

Pamje të paverifikuara në rrjetet sociale shfaqin re tymi që ngrihen në qiell mbi Kabul. Nuk është ende e qartë se çfarë i ka shkaktuar shpërthimet.

Luftimet tokësore shpërthyen gjithashtu përgjatë kufirit 2.600 kilometra të gjatë midis dy vendeve, duke lënë disa të vdekur nga të dyja palët.

Në një deklaratë më 15 tetor, Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se palët kanë arritur pajtueshmëri për një “armëpushim të përkohshëm për 48 orët e ardhshme”, duke filluar nga ora 6:00 e pasdites me orën lokale të Pakistanit.

Dhuna shpërtheu pas luftimet të ashpra mes luftëtarëve talibanë dhe forcave të sigurisë së Pakistanit më 11 dhe 12 tetor, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe duke shkaktuar mbylljen e pikëkalimeve kryesore kufitare.

Këto ishin përleshjet më vdekjeprurëse ndonjëherë mes këtyre dy palëve.

Përplasjet kufitare ndodhën vetëm disa ditë pasi Pakistani kreu sulme me dronë në qendër të Kabulit, si dhe sulme ajrore në lindje të Afganistanit.

Dhuna ka nxitur frikën e një konflikti të plotë mes Pakistanit dhe talibanëve afganë, aleatëve të moçëm por tani të përçarë.

Islamabadi i akuzon talibanët afganë se po strehojnë grupin ekstremist Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), i cili po zhvillon një kryengritje gjithnjë e më vdekjeprurëse kundër Pakistanit.

Talibanët afganë, të cilët morën pushtetin në vitin 2021, e mohojnë këtë akuzë.

Civilë nga të dy anët e kufirit thanë se përleshjet e fundit i kanë detyruar disa prej tyre t’i braktisin shtëpitë nga frika e një lufte më të gjerë.

“Shumë njerëz në të dy anët e kufirit kanë lënë shtëpitë dhe janë larguar drejt zonave më të sigurta, nga frika se luftimet mund të përhapen”, tha për Radion Mashaal të REL-it Muhammad Naeem, një gazetar vendës në qytetin kufitar Çaman.

Banorët e Spin Boldakut, një distrikt në provincën afgane të Kandaharit që kufizohet me Çamanin, thanë se helikopterët ushtarakë pakistanezë bombarduan një treg.

“U goditën makina dhe shtëpi civile”, tha një banor, që foli në kushte anonimiteti. “Shumë civilë u vranë dhe u plagosën”.

Valët e fundit të dhunës kanë çuar në mbylljen e pikave kufitare, duke ndikuar në bizneset vendëse dhe në lëvizjen e njerëzve

“Mbylljet e kufirit çojnë në rritje çmimesh dhe ndikojnë në jetën e njerëzve”, tha një banor i Kabulit, që gjithashtu nuk dëshironte të identifikohej. “Shpresoj që lufta të përfundojë”.

Islamabadi i ka mbështetur talibanët që nga shfaqja e grupit në vitet ‘90, dhe thuhet se e ka vazhduar këtë mbështetje gjatë dy dekadave të kryengritjes së tyre kundër qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA-ja.

Ekspertët thonë se qëllimi i Pakistanit ishte vendosja e një qeverie miqësore në Kabul që do të avanconte interesat e tij, një strategji që tani duket se i është kthyer kundër.

Luftëtarët talibanë dhe ushtarët pakistanezë janë përplasur herë pas here përgjatë kufirit 2.600 kilometra që nga viti 2021.

Por, ashpërsia e dhunës së fundit dhe retorika shpërthyese konsiderohen si një përshkallëzim i madh./REL

Nga Kategoria

Bota

Waymo rifillon shërbimin e makinave me drejtim autonom pas ndërprerjes së energjisë në San Francisco që befasi automjetet.

22 Dhjetor, 2025
Bota

Rusia intensifikon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Odesa

22 Dhjetor, 2025
Bota

Deputetët turq përplasen gjatë një debati të nxehtë mbi buxhetin Ligjvënësit e partisë qeverisëse dhe opozitarëve shkëmbyen grushte pas një mosmarrëveshjeje mbi trashëgiminë e babait të themeluesit të Republikës Turke, Atatürk. Megjithatë, buxheti u miratua pas një përplasjeje prej 10 minutash në sallë.

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Waymo rifillon shërbimin e makinave me drejtim autonom pas ndërprerjes së energjisë në San Francisco që befasi automjetet.

22 Dhjetor, 2025
LAJMI I FUNDIT/ Protestuesit hedhin molotov tek këmbët, ndezin flakë para Kryeministrisë (VIDEO)
LAJMI I FUNDIT/ Protestuesit hedhin molotov tek këmbët, ndodhin flakë para Kryeministrisë Vijon…

LAJMI I FUNDIT/ Protestuesit hedhin molotov tek këmbët, ndezin flakë para Kryeministrisë (VIDEO)
LAJMI I FUNDIT/ Protestuesit hedhin molotov tek këmbët, ndodhin flakë para Kryeministrisë Vijon…

22 Dhjetor, 2025

Rusia intensifikon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Odesa

22 Dhjetor, 2025

Berisha zhvendoset te Kuvendi: Rama është në rrethim

22 Dhjetor, 2025

Deputetët turq përplasen gjatë një debati të nxehtë mbi buxhetin Ligjvënësit e partisë qeverisëse dhe opozitarëve shkëmbyen grushte pas një mosmarrëveshjeje mbi trashëgiminë e babait të themeluesit të Republikës Turke, Atatürk. Megjithatë, buxheti u miratua pas një përplasjeje prej 10 minutash në sallë.

22 Dhjetor, 2025

Protestuesit largohen nga Kryeministria, shkojnë drejt Ministrisë së Brendshme

22 Dhjetor, 2025
Pas hedhjes së bombave molotov në Kryeministri, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Brendshme.

Pas hedhjes së bombave molotov në Kryeministri, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Brendshme.

22 Dhjetor, 2025

Incidenti/ Protestuesit i plas molotovi tek këmbët, merr flakë dhe largohet me vrap

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.