Në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Moldavi, partia pro-Europiane e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu pretendon një fitore të qartë, e cila është parë si vendimtare për të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian. Me 95% të qëndrave të votimit të numëruar, Partia e Veprimit dhe Solidaritetit udhëhoqi me 48% të votave.
Në anën tjetër, Bloku Patriotic Elektoral pro-Rus kishte 25.6%, ndërsa Bloku Alternativa dhe Partia Popullore kishin respektivisht 8.3% dhe 6.3%. Partia Demokracia në Shtëpi siguruan 5.7% të votave. Ky votim do të zgjidhte një parlament të ri me 101 vende, pas së cilës presidentja do të propozonte një kryeministër të ri, i cili duhet të marrë miratimin e Parlamentit.
Një lider opozite pro-Ruse, Igor Dodon, i kërkoi mbështetësve të tij të protestonin për të konsoliduar fitoren para se rezultatet të fillonin të publikoheshin. Megjithatë, bëhet e qartë se partia e Sandu do të mbajë shumicën e vendeve legislayve.
Dijaspora e madhe e Moldavisë pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rezultatet përfundimtare. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, 327,000 votues kishin hedhur votën jashtë vendit, më shumë se 82% e të cilëve e kishin mbështetur Sandun. Pas votimit, Sandu ripërsëriti akuzat e saj për “ndërhyrje masive” nga Rusia, duke thënë se ajo votonte për të mbajtur paqen dhe për të siguruar të ardhmen e vendit në BE.
Zgjedhjet u shoqëruan me tensione të larta, duke përfshirë kërcënime me bomba në qëndra votimi në vende si Rumani, Spanjë, Itali dhe SHBA. Policia ndaloi tre persona të dyshuar për përgatitjen e destabilizimeve të mëdha, pasi gjetën materiale piroteknike dhe të tjera që do të përdoren për të shkaktuar panik.
Sandu tha se autoritetet kishin marrë raportime për votues që ishin transportuar ilegalisht në qëndrën e votimit jashtë vendit dhe se kishte raste të fletëve të zbrazëta që ishin hequr për t’u ripërdorur më vonë. Më shumë se sa qëndra zgjedhore, ky proces vendimtar për Moldavinë është parë si një betejë mes përpjekjeve pro-Europiane dhe atyre pro-Ruse.






