• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 2 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Parisi “mbulohet” nga fishekzjarrët dhe gjaku! Vritet me thikë një 17-vjeçar

1 Qershor, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Festime, kaos, të plagosur, viktima dhe shumë trazira, kështu mund të përshkruhet situata në Paris pas fitores së shënuar një ditë më parë nga djemtë parizienë.

Burime për mediat bëjnë me dije se qindra persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërkohë që dy persona kanë humbur jetën. Flakët dhe fishekzjarret ndriçuan qytetin, boritë e makinave dëgjoheshin në qytet, kulla “Eiffel”, u ndriçua me ngjyrat blu dhe të kuqe, ndërkohë që më pas gjaku “lahu” rrugët e Francës.

Finalja në Mynih u ndoq gjerësisht në të gjithë Parisin, përfshirë edhe brenda stadiumit Parc des Princes të PSG-së , ku ndeshja u transmetua në një ekran gjigant.

Lexo edhe:

Kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni, profesori italian tenton të v*tëvritet

Veprim apo heshtje? BE-ja përballet me një moment të së vërtetës: A do t’i zbatojë sanksionet tregtare ndaj Izraelit

Megjithatë, fitorja 5-0 ndaj Interit çoi gjithashtu në disa trazira. Mësohet se dy persona, një i mitur në Dac dhe një grua në Paris, humbën jetën pas mesnatës, ndërkohë që 558 persona u arrestuan gjatë festimeve për triumfin e PSG ndaj Interit.

I mituri që humbi jetën, thuhet se i përket moshës 17-vjeçare dhe u godit për vdekje me thikë gjatë një tubimi për të festuar fitoren e klubit parizien, ndërsa në lagjen 15-të të kryeqytetit, një grua me një skuter, u godit nga një makinë. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ajo humbi jetën  në vendin e ngjarjes.

Festa përfundoi në një kaos të vërtetë edhe në Grenoble, ku katër persona nga e njëjta familje u përplasën nga një automjet i cili ishte duke qarkulluar me shpejtësi. Si pasojë të katër anëtarët e kësaj familje mbetën të plagosur, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

“Një automjet thuhet se humbi kontrollin, duke goditur katër persona, dy prej të cilëve u plagosën rëndë”, tha prefektura, duke shtuar se shoferi u dorëzua vetë në polici dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit.

Sipas burimeve mësohet se shoferi ishte duke i dhënë mjetit të tij me një shpejtësi të lartë, kur papritur humbi kontrollin dhe mori para turmën e njerëzve të cilët ishin mbledhur për të festuar fitoren e PSG-së.

Si pasojë të plagosur mbetën dy të rinj 17-vjeçarë dhe dy gra të moshës 23 dhe 46 vjeç, anëtarë të së njëjtës familje.

Nga Kategoria

Foto tratta dal profilo Facebook di Stefano Addeo che ritrae Stefano Addeo, docente in un istituto superiore della provincia di Napoli autore di un post social sulla figlia della premier Giorgia Meloni che ha scatenato forti polemiche. FACEBOOK/STEFANO ADDEO +++ATTENZIONE LA FOTO NON PUO' ESSERE PUBBLICATA O RIPRODOTTA SENZA L'AUTORIZZAZIONE DELLA FONTE DI ORIGINE CUI SI RINVIA+++ NPK
Bota

Kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni, profesori italian tenton të v*tëvritet

2 Qershor, 2025
Analizë

Veprim apo heshtje? BE-ja përballet me një moment të së vërtetës: A do t’i zbatojë sanksionet tregtare ndaj Izraelit

2 Qershor, 2025
Bota

Kryeministri britanik njofton planin ambicioz për të ndërtuar 12 nëndetëse të reja bërthamore

2 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Erion Alibej ishte i shkolluar”/ Gazetarja: Ja pse u bë pjesë e krimit

2 Qershor, 2025

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

2 Qershor, 2025

Ylli Rakipi: The që do të fitoni zgjedhjet, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi?

2 Qershor, 2025

Shkullaku: Të thuash farsë është pak, Rama burgosi opozitarë për të marrë mandate

2 Qershor, 2025

Konflikti për kufirin e pronës, fqinji dhunon të moshuarën në prani të kameras

2 Qershor, 2025

Ku janë zhdukur 130 mijë vota?/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë pasqyruar me gabime në procesverbale

2 Qershor, 2025

Tijana, studentja serbe që humbi jetën në Budva kur po bënte xhiro me parashutë

2 Qershor, 2025

Rikthehet te Spanja pas 6 vitesh, Isco: Fëmijët e mi duan të shohin Yamalin dhe jo mua!

2 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.