Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim juglindje jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/s.











