• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Paraja nuk blen lumturinë. Pse Kosova, më e varfër, është shumë më e lumtur se Shqipëria

28 Mars, 2026
tek Kosova, Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo në botë. Indeksi i fundit i Lumturisë tregon se, megjithëse vendet më të pasura priren të renditen më lart, lidhja mes të ardhurave dhe mirëqenies nuk është lineare. Faktorë si besimi te institucionet, mbështetja sociale dhe cilësia e jetës luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa të ardhurat, duke dëshmuar se mirëqenia nuk matet vetëm me nivelin e pasurisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nëse e kthejmë debatin në trevat shqiptare, duket se paraja nuk blen lumturinë. Kosova është renditur në vend të 16 në indeksin e fundit të lumturisë Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për 147 shtete, duke qenë e para në Europën Juglindore dhe me përmirësim të ndjeshëm nga vendi i 29 që ishte vitin e kaluar. Kosova është shteti më i varfër i Europës, me të ardhura për frymë që në vitin 2025 ishin 8033 USD për frymë, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në indeksin e lumturisë, pas Kosovës vijon Serbia, që renditet në vendin e 30, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 47, Mali i Zi në vendin e 60, Maqedonia e Veriut, në vendin e 82.

Lexo edhe:

Skandali s*ksual në KLP, pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj – BKH i kontrollon për disa orë telefonin

Situata pas luftës në Lindjen e Mesme, Rama: Shteti ndërhyn për të stabilizuar çmimet

Në kontrast, Shqipëria u rendit në raportin e 2026-s, e fundit në rajon, e 86-a në botë dhe e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Rritja e të ardhurave nuk na ka bërë më të lumtur. Shqipëria ka bërë vitet e fundit përparim në rritjen e të ardhurave për frymë, duke iu larguar vendit të fundit. Në 2025-n, të ardhurat për frymë sipas FMN-së, ishin rreth 11 mijë dollarë, duke ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Por si shpjegohen këto diferenca në indeksin që mat kënaqësinë e njerëzve ndaj jetës së tyre, duke përfshirë sa të lumtur, të sigurt dhe të kënaqur ndihen ata në raport me kushtet në të cilat jetojnë.  Ndonëse janë më të varfrit në rajon dhe Europë, e matur sipas prodhimit të brendshëm për frymë, shtetasit e Kosovës rezultojnë më të lumturit në rajon dhe ndër më të lumturit në Europë, pasi në cilësinë e tyre të jetesës ndikojnë liria për të marrë vendime, bujaria dhe percpetimi i korrupsionit më të ulët se në shtetet e tjera të rajonit.

Shqipërinë e penalizon korrupsioni

Shqipëria u rendit ndër 30 vendet më të korruptuara në botë, (e 27-a), ndërsa dhe Bosnja dhe Maqedonia e veriut e kanë këtë tregues shumë të lartë, duke u hyre në pesëshen e më të korruptuarve në botë. Kosova është e 43 më e korruptuara në botë. Serbia është e 58-a në botë për perceptimin e korrupsionit. Ndërsa më i ulët perceptimi për korrupsionit është në mal të Zi, që renditet e 87-a më e korruptuara në botë.

Perceptimi i korrupsionit matet përmes dy pyetjeve kryesore të Anketës Botërore të Gallup-it:

– A është korrupsioni i përhapur në qeverinë e vendit tuaj?

– A është korrupsioni i përhapur në bizneset e vendit tuaj?

Kosova, më bujarja në rajon, Shqipëria nga fundi

Treguesi ku historikisht Kosova merr pikët më të larta është bujaria, duke u renditur e 17-a në botë. Pyetja që u drejtohet të anketuarve është: “A keni dhuruar para për bamirësi muajin e kaluar?”

Malazezët janë më pak bujarët në rajon (83) të ndjekur nga shqiptarët (59). Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut (42) Serbia (38), Bosnjë Hercegovina (32).

Shqiptarët nuk kanë mbështetjen e njëri tjetrit

Treguesi i dytë që ndikon negativisht në kënaqësinë e të jetuarit për shqiptarët është mungesa e perceptuar e mbështetjes nga miqtë. Në indeksin e mbështetjes sociale, Shqipëria renditet në vendin e 108 në botë dhe e fundit jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.

Treguesi i mbështetjes sociale matet përmes pyetjes: “Nëse do t’ju ndodhte diçka e keqe, a keni ndonjë person tek i cili mund të mbështeteni?” Përqindja e të anketuarve që përgjigjen pozitivisht përdoret si tregues i mbështetjes sociale në atë vend.

Edhe në Kosovë mbështetja nga miqtë është me ulët se në vendet e tjera të rajonit, duke u renditur në vendin e 72. Kryesimin e mban Serbia (23), e ndjekur nga Mali i Zi (36), Maqedonia e Veriut (46), Bosnjë Hercegovina (50),

Shtetasit e Kosovës kanë lirinë më të madhe për të zgjedhur në rajon

Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët mendojnë që nuk kanë liri për të marrë vendime jetësore, duke u renditur në vendin e 121 në botë. Edhe në Bosnjë Hercegovinë nuk ndihen të lirë (84), po ashtu në Serbi (73) dhe Mal të Zi (62).

Pyetja që u bëhet të anketuarve është: “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë tuaj për të zgjedhur atë që bëni me jetën tuaj?”

Shtetasit e Kosovës e Shqipërisë perceptojnë që ata kanë lirinë më madhe për të zgjedhur në rajon. Kryesimin e ka Kosova, që renditet e 24-a në botë, ndërsa Shqipëria është në vendin e 37.

Të rinjtë serbë, më të lumturit në Botë, ata shqiptarë më pesimistë

Të rinjtë e rajonit janë shumë më optimistë se një dekada më parë. Të rinjtë e Serbisë, nën 25 vjeç, renditen të parët në botë për nivelin e lartë të lumturisë dhe kanë pasur ndryshimin më të madh pozitiv në krahasim në 2023-2025, në krahasim me 2006-2010.

Të rinjtë e Kosovës renditen në vend të tetë në botë, të Bosnjë Hercegovinës të 20-ët, Malit të Zi në vend të 28, të Shqipërisë në vend të 49. Më pesimistë të rinjtë në rajon janë në Maqedoninë e Veriut (61).

Monitor

Tags: Kosovapasuri

Nga Kategoria

Kryesore

Skandali s*ksual në KLP, pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj – BKH i kontrollon për disa orë telefonin

28 Mars, 2026
Screenshot
Kryesore

Situata pas luftës në Lindjen e Mesme, Rama: Shteti ndërhyn për të stabilizuar çmimet

28 Mars, 2026
Aktualitet

Aksident i dyfishtë në Korçë, babai dhe dy fëmijët e mitur përfundojnë në spital

28 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Paraja nuk blen lumturinë. Pse Kosova, më e varfër, është shumë më e lumtur se Shqipëria

28 Mars, 2026

Skandali s*ksual në KLP, pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj – BKH i kontrollon për disa orë telefonin

28 Mars, 2026
Screenshot

Situata pas luftës në Lindjen e Mesme, Rama: Shteti ndërhyn për të stabilizuar çmimet

28 Mars, 2026

Aksident i dyfishtë në Korçë, babai dhe dy fëmijët e mitur përfundojnë në spital

28 Mars, 2026

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Elisa Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

28 Mars, 2026

Scaloni ia lë vendimin Messit: do të luajë legjenda në Kupën e Botës?

28 Mars, 2026

17-vjeçari humbi jetën pasi e dashura e thithi në qafë

28 Mars, 2026

Ish-futbollisti i Juventusit braktis Italinë për të luajtur për Shqipërinë

28 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.