Në vitin 2023 parlamenti miratoi një ligj për rritjen e pagave të administratës dhe të zyrtarëve të lartë të shtetit (përfshi presidentin, kryeministrin, ministrat dhe deputetët). Ligji hyri në fuqi nga 1 prilli 2023, duke rritur pagat e politikanëve dhe të administratës.
Paga e deputetëve u dyfishua nga rreth 115,000 lekë neto në rreth 225,000 lekë neto gjatë vitit 2024. Kjo rritje përfshinte edhe bonuse dhe përfitime të tjera për deputetët.
Kur ishte koha për të rritur pagat e tyre, politikanët e parlamentit bashkë me kryeministrit ishin në një mendje dhe votuan të gjithë pro!
Çfarë po ndodh tani me kërkesën e gjyqtarëve për paga më të larta dhe si po e kundërshton qeveria.
Aktualisht në Shqipëri gjyqtarët (përfshi edhe ata të Apelit) po bëjnë kërkesa të reja për rritje të pagave, dhe kjo ka shkaktuar debate të forta politike dhe reagime nga qeveria.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka bërë publike kërkesën për të rritur pagat mujore për:
- Gjyqtarin e Apelit nga rreth 3 480 € aktualë në 5 500 € në muaj.
- Gjithashtu kërkohet rritje edhe për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Gjykatës së Lartë, si dhe për prokurorë të SPAK-ut.
Shoqata e Gjyqtarëve dhe avokatë të pavarur thonë se paga aktuale nuk i mbulon kostot dhe detyrimet profesionale(p.sh., udhëtimet e shpeshta për seanca, volumin e punës, ngarkesën e rasteve).
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kërkesës duke thënë se:
-Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri janë tashmë më të larta se në vendet e rajonit dhe janë krahasueshme me disa vende të Bashkimit Europian.
-Ai i cilëson kërkesat si të papranueshme dhe si një tentativë që nxjerr gjyqësorin “si parti politike” duke kërkuar rritje page përmes vendimeve të gjykatave.
-Rama ka sfiduar gjyqtarët të paraqesin dokumente që faktojnë rënien e standardit financiar të tyre.
Natyrisht gjyqtarët kanë paga goxha të larta në krahasim me profesionistët e tjerë, por kjo përplasjeve e dy pushteteve, gjyqësorit dhe ekzekutivit, nxjerr në pah qëndrimin e dyfishtë përballë të njëjtës kërkesë, rritjes së pagës./Ilirianews.al









