Gjatë kësaj të enjten pasdite, Papa Françesku pritet të vizitojë burgun Regina Cœli në Romë.
Qëllimi i kësaj vizite është t’u dhurojë Ungjillin të burgosurve me të cilët do të takohet gjatë qëndrimit të tij. Deri më tani, nuk pritet që Papa të marrë pjesë në ceremoninë e pagëzimit që do të mbahet të nesërmen.
Megjithatë, duke qenë se kohët e fundit ai ka surprizuar shpesh me veprimet e tij, nuk përjashtohet mundësia që të rezervojë edhe këtë herë ndonjë veprim simbolik.
Vitet e fundit, ceremonia e larjes së këmbëve është zhvilluar në burgje, ku Papa ka zgjedhur të jetë pranë të burgosurve, duke u larë këmbët si shenjë përulësie dhe shërbimi.