Një sulm i përgjakshëm në Bondi Beach ka tronditur Australinë, duke lënë 16 të vdekur dhe 42 të plagosur gjatë festimeve të Hanukës. Dëshmitari okular Jacob Barnfield përshkruan momentet kaotike pas neutralizimit të njërit nga autorët, Naveed Akram, i cili mbante rreth 24 vjeç. Ai shpjegoi se qytetarët reagonin me zemërim dhe tronditje, duke u përpjekur ta ndalonin deri në mbërritjen e policisë. “Ishte instinkt mbijetese,” tha ai, duke theksuar pamjet e tmerrshme me trupa të pajetë dhe fëmijë të plagosur.
Mes viktimave janë një mbijetuar i Holokaustit dhe një vajzë vetëm 10 vjeçare. Barnfield përshkroi momentin e stresit dhe frustrimit, duke treguar se si disa njerëz e goditën Akramin në një përpjekje për ta neutralizuar. Kryeministri australian Anthony Albanese e quajti sulmin një akt të lig antisemitizmi dhe terrorizmi. Ai vlerësoi qytetarët e guximshëm që u ndihmuan të plagosurve.
Dy të dyshuar, Naveed dhe babai i tij, Sajid Akram, 50 vjeç, janë identifikuar nga autoritetet. Babai u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa Naveed ndodhet në gjendje kritike në spital. Policia ka sekuestruar edhe armë dhe mjete shpërthyese. Ai ka pasur lidhje të mëparshme me shërbimin e sigurisë ASIO për lidhje me ekstremizmin islamik.
Mediat izraelite po sugjerojnë një mundësi lidhjeje me rrjete terroriste të mbështetura nga Irani, megjithëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet australiane. Një dyqanxhi lokal, Ahmed Al Ahmed, luajti një rol të rëndësishëm duke u përleshur me autorët dhe duke i marrë armën, për t’u plagosur gjatë përleshjes.
Pas ngjarjes, më shumë se 40,000 australianë dhanë gjak në një valë solidariteti Kombëtar, që rezultoi në aksionin më të madh të dhurimit të gjakut në 16 vitet e fundit. Hetimet për sulmin vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një autori të tretë.











