Data 3 prill është përcaktuar nga Gjykata Administrative për zhvillimin e seancës për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj kundrejt prokurorit Ols Dado.
Shorti ka përcaktuar si gjyqtar Hazbi Balliun. Veliaj ka depozituar më 23 janar një kërkesë-padi duke kërkuar pavlefshmëri absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror.
Ai pretendon se emërimi nuk është kryer në përputhje me ligjin pasi Dado nuk ka kryer Shkollën e Magjistraturës.
Kjo nuk është verifikuar nga Presidenca duke bërë që emërimi të mos përmbushë kriteret ligjore, pretendon kryetari i bashkisë.
Veliaj kërkon edhe që KLP të marrë vendim për shkarkimin e Dados nga detyra.











