• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 15 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit, vullnet po

15 Maj, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare të enjten, nuk është shënuar ndonjë përparim për zhbllokimin e ngërçit politik, i shkaktuar nga dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës tre muaj pas zgjedhjeve.

Presidentja Osmani tha pas takimit se nuk ka pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se ka parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

“Dua t’i përgëzoj liderët për qasjen e tyre konstruktive në këtë takim, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërrmuese të temave. Secili prej tyre tregoi vullnet të mirë për një zgjidhje përpara, që të konstituohet kuvendi sa më parë”, tha Osmani.

Lexo edhe:

E përdorni ChatGPT? Shtatë gjërat që kurrë nuk duhet t’ia zbuloni

Presidenti Begaj takon Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria, e vendosur në rrugën drejt BE-së

Osmani tha se ky ishte vetëm takimi i parë dhe paralajmëroi se takimet do të vazhdojnë edhe javën tjetër me secilin lider veç e veç, nëse është e nevojshme.

Takimi u zhvillua në ditën kur deputetët nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e gjashtëmbëdhjetë – pikërisht një muaj pasi filluan përpjekjet – për shkak të ndarjeve politike. Konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për të hapur rrugë për formimin e Qeverisë së re.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partitë politike kryesisht qëndruan në pozicionet e tyre paraprake, “që nënkupton se nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik dhe nuk ka as iniciativë që do të zhbllokojë këtë gjendje të tanishme”.

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “siç mund ta shihni, nuk ka dalë tym i bardhë, pra nuk ka risi”.

“Nuk jam optimist që Kurti do ta ndërrojë propozimin. Ai nuk i ka votat as për komision as për kryetare e as për kryeministër. Duke mos i pasur votat po e mban peng krejt shtetin”, tha Krasniqi pas takimit.

Krasniqi dhe Abdixhiku thanë se presidentja do të duhej ta shqyrtonte dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.

Abdixhiku tha se e habiti fakti që Kurti tha “se s’ka asnjë urgjencë” për krijimin e institucioneve.

Ai shtoi se ka propozuar dhe shpjeguar idenë e qeverisë së unitetit për një periudhë të shkurtër dhe kalimtare, dhe se lidhur me këtë “ka pasur reflektim pozitiv nga partitë e tjera në përmasën e konsiderimit”, pos partisë së parë – Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “ne e kemi dhënë idenë tonë si të ecim përpara, pra për ta votuar një kandidat për kryetar të Kuvendit, një person unifikues në mënyrë që ta kalojmë në një etapë tjetër”.

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka folur për gazetarë pas takimit.

Më vonë, Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve pakicë.

Presidenca tha në një njoftim të shkurtër për media se Osmani “ka dëgjuar këndvështrimet e përfaqësuesve të secilit komunitet lidhur me rrugën përpara për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit”.

Osmani mund t’i drejtohet Kushtetueses, nëse ngërçi vazhdon

Osmani tha se është e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur për opinionin e saj në zhbllokimin e ngërçit, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

Ajo tha se ka disa opsione nëse vazhdon ngërçi, “një është që deputetët ta shfrytëzojnë të drejtën, mënyra tjetër është që unë si presidente t’i drejtohem Kushtetueses”.

“Nëse do të kishte pajtim edhe nga ata, nuk kam problem ta dërgoj këtë çështje në Kushtetuese”, tha ajo.

Ajo shtoi se, megjithatë, duhet të presin nëse ditët në vijim do të prodhojnë ndonjë marrëveshje politike apo ndonjë marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit, para se ajo ta ndërmarrë një hap të tillë.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve, Osmani tha se deputetët mund t’i imponojnë ato, por së pari duhet të ketë pajtim për konstituimin e Kuvendit.

Pse po dështon konstituimi i Kuvendit?

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

Për krijimin e institucioneve të reja nevojitet arritja e ndonjë marrëveshjeje politike, duke parë se asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje i ftoi 48 ulëse, PDK 24, LDK 20, koalicioni AKK-NISMA 8, Lista Serbe 9, Partia për Drejtësi dhe Mbijetesë 1 dhe pakicat joserbe 10.

Osmani tha se pasojat kryesore i bart Kosova nga moskonstituimi i Kuvendit, si zvarritja e shpërndarjes së mjeteve financiare nga Plani i Rritjes së BE-së, në vlerë afër 900 milionë euro.

Dëmet e tjera përfshijnë zvarritjen e proceseve që mund të çonin në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, miratimin e ligjeve, por edhe dëmtimin e besimit të qytetarëve në institucione.

Weber: Evetmja rrugëdalje është angazhimi i Perëndimit

Ndërkohë, Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin Joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se “në krizën aktuale, e vetmja rrugëdalje është angazhimi i fuqishëm i Perëndimit, pra i Evropës.”

“Sidoqoftë, ndryshe nga të gjitha krizat e mëparshme që nga viti 2010, ky angazhim mungon, sepse politika perëndimore, ajo e BE-së ndaj Kosovës, ndodhet në një fazë kalimtare të një vakumi strategjik pas rrënimit të plotë të dialogut politik dhe mungesës së udhëheqjes nga kryeqytetet e shteteve anëtare më të rëndësishme. Për këtë arsye, më duket se kjo krizë politike dhe institucionale është më e thella që nga shpallja e pavarësisë”, tha ai.

Sipas tij, kriza aktuale institucionale në Kosovë është, nga njëra anë, rezultat i përshkallëzimit të marrëdhënieve mes partisë në pushtet në largim, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe partive opozitare – për të cilën, krahas Qeverisë Kurti, “përgjegjësi të madhe mbajnë edhe bartësit e dialogut politik gjatë katër viteve të fundit, pra nisma franko-gjermane dhe veçanërisht Gjermania; dhe nga ana tjetër, kjo krizë rrjedh nga karakteri i papërfunduar i rendit politik, institucional e kushtetues të Republikës së Kosovës – për të cilin përgjegjës janë të gjithë aktorët: elitat politike vendore dhe aktorët perëndimorë që në vitet 2007-2008 ishin të përfshirë në procesin kushtetues”.

“Kjo papërfundueshmëri e sistemit politik e institucional del në pah sa herë që vendi përballet me kriza të rregullta politike”, vlerësoi ai.

Në prag të takimit të së enjtes, Osmani u takua me të ngarkuarën me punë të Ambasadës e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati

Presidenca tha në një njoftim për media se ky ishte takim i rregullt mes tyre dhe se në të u diskutua për “rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje”./REL

Tags: kosovengerci politikosmani

Nga Kategoria

Lajme

E përdorni ChatGPT? Shtatë gjërat që kurrë nuk duhet t’ia zbuloni

15 Maj, 2025
Lajme

Presidenti Begaj takon Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria, e vendosur në rrugën drejt BE-së

15 Maj, 2025
Kryesore

J.Lo. na e bëri të qartë: Ky është fustani që do mbizotërojë verën

15 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

E përdorni ChatGPT? Shtatë gjërat që kurrë nuk duhet t’ia zbuloni

15 Maj, 2025

Presidenti Begaj takon Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria, e vendosur në rrugën drejt BE-së

15 Maj, 2025

J.Lo. na e bëri të qartë: Ky është fustani që do mbizotërojë verën

15 Maj, 2025

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025

Aksion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

15 Maj, 2025

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, mbërrin presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev

15 Maj, 2025

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

15 Maj, 2025

Lajm i trishtë nga QSUT! Ndërron jetë mjeku pediatër Bashkim Nezaj

15 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.