• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Osmani në Kuvend: Cenimi i partneritetit me shtetet aleate cenon vetë Kosovën dhe është gabim strategjik

21 Nëntor, 2024
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë gjatë një fjalimi vjetor në Parlamentin e vendit se rrezikimi dhe cenimi i marrëdhënieve me shtetet aleate cenon vetë Kosovën dhe është gabim strategjik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Të punosh me ata që na kanë ndihmuar ta kemi lirinë e shtetit, asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në aleancat tona”, tha Osmani të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Duke folur në një seancë të bojkotuar nga dy prej tri partive më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, presidentja e vendit tha se “aleanca e Kosovës me vendet e tjera është më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido prej nesh si politikan”.

Lexo edhe:

Mbreti Charles letër urimi për Pavarësinë e Kosovës: Jam i përkushtuar për bashkëpunim

Kurti takim me delegacionin amerikan, diskutohet anëtarësimi në BE dhe marrëdhënia me Serbinë

Ajo bëri thirrje që Kosova t’i ruajë aleancat e saj, sepse ato, sipas saj, janë “gur themel i sukseseve tona dhe investim në të ardhmen tonë, ku Kosova do të jetë anëtare e barabartë në komitetin euroatlantik të kombeve të lira”.

“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtën e republikës sonë”, tha ajo.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, është kritikuar dhe akuzuar gjatë këtij viti nga Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i vendit, si dhe nga Bashkimi Evropian, për veprime të “njëanshme dhe të pakoordinuara” në veriun e banuar me shumicë serbe.

Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë hapash për ta shtrirë autoritetin në veriun e banuar me shumicë serbe, duke mbyllur institucionet paralele serbe.

Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt, se ndjek Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për disa çështje.

Osmani tha gjatë adresimit të saj se “asnjëherë nuk i kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e tyre për të fituar pushtet. As njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës”.

Tutje, Osmani i bëri thirrje spektrit politik të këtë angazhim të madh vitin e ardhshëm për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

“Ka disa gjëra që kërkojnë vëmendje dhe angazhimin e të gjithëve gjatë vitit 2025. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO duhet të jenë suksese të vitit 2025”, tha ajo.

Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk pati sukses për shkak se u kushtëzua me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë./REL

Tags: vjosa osmani

Nga Kategoria

Kosova

Mbreti Charles letër urimi për Pavarësinë e Kosovës: Jam i përkushtuar për bashkëpunim

16 Shkurt, 2026
Kosova

Kurti takim me delegacionin amerikan, diskutohet anëtarësimi në BE dhe marrëdhënia me Serbinë

14 Shkurt, 2026
Ekstra

Pas liberalizimit të vizave, Kosova pëson 144% rritje të azilkërkuesve

13 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E marta me reshje intensive shiu, pritet dhe dëborë

16 Shkurt, 2026
Çfarë u la në hije gjatë Asamblesë Zgjedhore të FSHF: Duka kritikon futbollistin e kombëtares, Elseid Hysaj: Kam vënë re se...

Çfarë u la në hije gjatë Asamblesë Zgjedhore të FSHF: Duka kritikon futbollistin e kombëtares, Elseid Hysaj: Kam vënë re se…

16 Shkurt, 2026

Mbreti Charles letër urimi për Pavarësinë e Kosovës: Jam i përkushtuar për bashkëpunim

16 Shkurt, 2026
Aksident tragjik në Athinë: Tre të rinj përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, me ta edhe një shqiptar.

“Mami, çfarë i bëra shokut tim”: Detajet e tragjedisë që i mori jetën një të ri shqiptar në Greqi, shoku i tij i klasës tregon se nuk ishte hera e parë…

16 Shkurt, 2026

Beteja e Ramës me gjyqësorin, Reuters: Kryeministri kërkon të ndryshojë ligjin

16 Shkurt, 2026
Ngjarje gjatë koncertit të Ylli Bakës, këngëtari goditet me pjatë gjatë performancës së tij.

Ngjarje gjatë koncertit të Ylli Bakës, këngëtari goditet me pjatë gjatë performancës së tij

16 Shkurt, 2026

“Kam bërë gjithçka në karrierë” – Mourinho: Reali si “mbretër të plagosur” është i rrezikshëm, por jam mësuar me sfidat e Champions

16 Shkurt, 2026

Raporti për luftën Rusi-Ukrainë, rriten me 26 % viktimat gjatë vitit 2025

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.