• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Osmani: Kosova i bashkohet qëndrimit të SHBA-së kundër veprimeve të Dodikut në Bosnje

9 Mars, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova i bashkohet deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe rithekson mbështetjen e plotë për integritetin dhe sovranitetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm çdo veprim që minon themelet e Bosnje e Hercegovinës, sepse kërcënon paqen dhe stabilitetin që rajoni ynë ka punuar palodhshëm për ta arritur—përmes sakrificave shumëvjeçare dhe me mbështetjen e palëkundur amerikane”, shkroi Osmani në X të dielën.

Sekretari amerikan i Shtetit Rubio tha të shtunën se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj.

Lexo edhe:

Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

Kurti kërkon gjykatë speciale ndërkombëtare për krimet e “Sarajevo Safari”: Thuhet të ketë pasur rol edhe Vuçiç

Dodiku i dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Por, më 7 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës i shpalli jokushtetuese këto ligje, duke i pezulluar përkohësisht, ndërsa pritet t’i ndalojë ato përfundimisht pas një shqyrtimi të plotë. Liderët në Sarajevë dhe mbështetësit perëndimorë të Bosnjës i kanë akuzuar liderët etnikë të RS-së se po synojnë ndarjen eventuale nga Bosnja, ndonëse këta të fundit i kanë mohuar akuzat.

Disa veprime të tjera të lidhura me këtë entitet kanë përshkallëzuar tensionet në muajt e fundit. Gjykata e Bosnjës e dënoi Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit për gjashtë vjet.

Dodik – i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe i ka mohuar akuzat – është nën sanksione nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për veprimet që, sipas qeverive perëndimore, synojnë ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja. Sistemi i qeverisjes në Bosnje e Hercegovinë – vend me rreth 3.1 milionë banorë – është ndër më të ndërlikuarit në botë.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Derisa Republika Sërpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas kushtetutës. Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën, për shkak të kundërshtimit nga Republika Sërpska./REL

Nga Kategoria

Kosova

Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

17 Shkurt, 2026
Kosova

Kurti kërkon gjykatë speciale ndërkombëtare për krimet e “Sarajevo Safari”: Thuhet të ketë pasur rol edhe Vuçiç

17 Shkurt, 2026
Kosova

Protesta në Prishtinë, Lyrical Son emocionon me këngën për UÇK-në, thirrja e fortë: Kur liria cenohet, duhet ta kthejmë me zor

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Prokuroria e Apelit kërkon burgosjen e Luiz Ejllit, dosja shkon në Gjykatën e Lartë

17 Shkurt, 2026

Guirassy dhe Beier fundosin Atalantën e Gjimshitit: Dortmund fiton 2-0

17 Shkurt, 2026

Reali kalon testin e Lisbonës: fiton 0-1 ndaj Benfikës me “firmën” e Vinicius, ndeshja ndërpritet nga protokolli anti-racizëm

17 Shkurt, 2026

PSG bën “të pamundurën” në Monaco: nga 2-0 në 2-3, Doué ndez Champions-in

17 Shkurt, 2026
Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq.

Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq

17 Shkurt, 2026
Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap 'Kutia e Pandorës', pasojat ishin shkatërruese.

Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap ‘Kutia e Pandorës’, pasojat ishin shkatërruese

17 Shkurt, 2026

Ministri rumun i Financave: Eurobonde dhe “Made in Europe” për të rritur konkurrencën

17 Shkurt, 2026
Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.