Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim interesant mbi raportin e tij ndër vite me moderatoren Arbana Osmani, teksa rikthehet në ekran me “Ferma VIP 3”.
Aktori dhe moderatori tregoi se bashkëpunimi i tyre i parë daton që në vitin 2003, kur nisën punën së bashku në televizion. Ai pranoi se fillimet nuk kanë qenë aspak të lehta, duke theksuar se mes tyre kishte përplasje dhe një raport jo të mirë.
“Hera e parë që kam punuar në televizion ka qenë pikërisht me Arbanën në vitin 2003. Atëherë e urrenim njëri-tjetrin, mendonim si ta vrisnim njëri-tjetrin çdo mëngjes. Por me pjekurinë, fillon e vlerëson kolegun për të mirat që ka.”











