Arrestohet në qendër të Korçës Ramadan Zoto, 43-vjeçari i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar për disa akuza, ndërsa para një muaji dyshohet se ka plagosur dy persona në Sarandë.
Burime të siguruara pranë uniformave blu, bëjnë me dije se Ramadan Canaj alias Ramadan Zoto ka qënë qëkur është nisur nga kryeqyteti dhe dyshohet se po kërkonte të kalonte kufirin drejt Greqisë.
Ngjarja e ndodhur në 17 Korrik në qytetin bregdetar të Sarandës solli dy të plagosur, ndërsa uniformat blu me pare kishin arrestuar vëllain e tij.
Të njëjtat burime shtojnë se janë shoqëruar edhe persona të tjerë që ndodheshin në automjetin e Ramadan Zotos.