Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Durrësit.
Në pranga ka rënë vëllai i Aleksandër Lahos, ky i fundit i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’.
Gjithashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesat e eksponentëve të tjerë të njohur të botës së krimit.
Mësohet se në pranga ka rënë edhe vëllai i deputetit të PS, Loer Kume, Enea Kume.
Loer Kume është betuar në Kuvendin e Shqipërisë si deputet më 18 shtator pas marrjes së mandatit në qytetin e Durrësit.










