Operacioni i koduar “Zëmblaku”, i zhvilluar nga , ka përfunduar me arrestimin e tre personave të dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Kontrollet u ushtruan fillimisht në një lokal në fshatin Zëmblak, Maliq, ku policia gjeti një sasi të dyshuar lënde narkotike. Më pas, u kontrolluan edhe banesat dhe automjetet e dy personave të tjerë, ku u sekuestrua një tjetër sasi droge.
Në pranga ranë A. C., 36 vjeç, pronari i lokalit; A. H., 44 vjeç; dhe P. Gj., 34 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, A. C. dyshohet se shiste lëndë narkotike, A. H. e transportonte, ndërsa P. Gj. ishte i përfshirë si porositës.
Gjatë operacionit u sekuestruan kokainë, cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR. Aksioni u realizua nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve me mbështetjen e Forcave të Posaçme “Shqiponjat”.
Materialet procedurale i janë referuar , ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.










