• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“O kusho hajde se më vranë”, Henrik Hoxhaj zbardh atentatin ndaj Dumanit: E shpëtova dhe na shiti! Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit

10 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

22 marsi 2022 do të shënonte “fundin” e një serial killeri si Nuredin Dumani. Dumani, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, ra pre e një atentati në fshatin Papër të Elbasanit. Ai arriti të shpëtonte, por mbeti i plagosur rëndë. Pas ngjarjes ai u fsheh në Fier, ku dhe u arrestua nga policia.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Henrik Hoxhaj, ka dëshmuar sot në GJKKO në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”.

Hoxhaj tregon se Nuredini e telefonoi pas atentatit dhe i kërkoi që të shkonte ta merrte dhe ta çonte në Durrës. Por në pamundësi për ta çuar në Durrës, Hoxhaj e çoi në Fier. Aty, tregon se detyroi dy doktorë që ta shpëtonin. Pas arrestimit, Hoxhaj thotë se Nuredini i shiti.

Lexo edhe:

E pabesueshme: Rio Ferdinand përfundon në karrocë me rrota, historia dramatike pas karrierës së tij si lojtar.

Ktheu apartamentin në laborator droge, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Henrik Hoxhaj: Pas ngjarjes komunikova në telefon me Nuredinin. Unë u ndjeva pak në siklet, por s’tha gjë që nuk u ekzekutua objektivi. Me Nuredinin kemi folur për çështjen e “Otit”. Herën e dytë e kam pritur në Kukës, shkova me një BMW me qira. Dërgoja dikë që të merrte makinën me qira. U takuam në Kukës dhe vajtëm në Fier, shkuam te shtëpia e Altin Kule, një shoku im, nuk jetonte njeri ishte bosh.

I thashë atij më duhen çelësat dhe kaq. Nuredini ishte në kërkim aso kohe. Oti Kilën e njihja më përpara. Ne do merrnim masat për ta ekzekutuar, pastaj qëlloi që ai ra në burg për punën e motorit dhe u la ai muhabet. Nuredini kishte informacion se Oti strehonte Talo Çelën. Unë e kam parë disa herë te biznesi i tij, shiste makina në Elbasan, diku në Bradashesh. Skerdi Tasen nuk e përfshimë fare. Nuredini më kërkoi të mos i tregoja Skerdit vendndodhjen e tij sepse ishte në kërkim. Unë shkova te biznesi i Otit, nuk e pashë aty dhe ika. Kur nuk po e gjenim dot, u kthyem në Fier me Nuredinin. Unë pata një benz, e mora me qira në Fier.

Nuredini pati një BMW X5, e pata marrë unë në Kamëz në Tiranë. E mora te Aleksandër Baho “Sakati”. Makinën e mora me Skerdin. Skerdi rastisi, nuk e mora kastile. Unë nuk pata armë, armët ishin te “makina e punës”, aty duheshin armët. Armët i pati provuar Nuredini, bëmë qitje andej nga ura e Semanit. Unë nuk kam pasur lidhje me njeri në Elbasan. Unë isha në Elbasan ditën që u arrestuam, ndërsa Nuredini ishte në Peqin po më priste mua. Sa kaloj unë në Cerrik, më ndaluan disa punonjës policie në Cërrik. I dhashë 20 mijë lekë dhe më lanë të ikja. Pastaj më shkruan Nuredini, më thotë “O kusho hajde se më vranë”. Shkova atje, e mar Nuredinin, “Liliputin” e ngre e hipi mbrapa te makina ime. Mora dhe dy armët. Më tha me ço në Durrës. Nuk e çoja dot, dhe e mora në Fier. E çova të shtëpia ku rrinte ai.

Mora në telefon një të njohurin tim Bledin. I thash më duhen dy doktora. I tregova armën dhe i thash do vini se s’bën te shtëpia. E pashë Nuredinin i ishte nxirë buza. Më thanë do i ketë shkuar plumbi në stomak. Në sallë nuk e fusim dot, i detyrova ta zgjidhnin aty ta shpëtonin atë palaçon. Pastaj erdhi policia aty, nuk e di se si. Unë Nuredinin e kam mbajtur dhe mes Tiranës. Pastaj Nuredini na shiti të gjithëve. Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit. Kur e pyeta Nuredinin për ngjarjen, me tha mua ishin 4 veta, 3 me maska, shoferi pa maskë ishte Talo Çela. Unë nuk e besova, por kështu më tha.

Nga Kategoria

E pabesueshme: Rio Ferdinand përfundon në karrocë me rrota, historia dramatike pas karrierës së tij si lojtar.
Lajme

E pabesueshme: Rio Ferdinand përfundon në karrocë me rrota, historia dramatike pas karrierës së tij si lojtar.

10 Shkurt, 2026
Bota

Ktheu apartamentin në laborator droge, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

10 Shkurt, 2026
Çështja e medaljeve të thyera: Organizatorët premtojnë riparimin dhe kthimin te sportistët
Lajme

Çështja e medaljeve të thyera: Organizatorët premtojnë riparimin dhe kthimin te sportistët

10 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E pabesueshme: Rio Ferdinand përfundon në karrocë me rrota, historia dramatike pas karrierës së tij si lojtar.

E pabesueshme: Rio Ferdinand përfundon në karrocë me rrota, historia dramatike pas karrierës së tij si lojtar.

10 Shkurt, 2026

Trump kërcënon të bllokojë hapjen e urës SHBA-Kanada: Ura Gordie Howe, që lidh Michigan me Ontario, pritet të hapet këtë vit.

10 Shkurt, 2026

Vance promovon korridore paqeje në vizitën historike të parë të një zëvendës presidenti amerikan në Armeni

10 Shkurt, 2026

Si të siguroni biletat për ndeshjen Tottenham Hotspur ndaj Arsenalit 2026: Informacione për derbin e Londrës, çmimet e biletave në shkurt dhe ku të blini.

10 Shkurt, 2026

Ktheu apartamentin në laborator droge, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

10 Shkurt, 2026
Çështja e medaljeve të thyera: Organizatorët premtojnë riparimin dhe kthimin te sportistët

Çështja e medaljeve të thyera: Organizatorët premtojnë riparimin dhe kthimin te sportistët

10 Shkurt, 2026

Me motorë TURBO dhe gati të furnizojë nga ajri! Gjiganti ajror i NATO-s zbarkon në Prishtinë, vjen direkt nga baza ushtarake gjermane

10 Shkurt, 2026
Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Paris me fustanin e saj gjysmë-transparent!

Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Paris me fustanin e saj gjysmë-transparent!

10 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.