• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Nuk vesh fustane, por i paguan”, dalin faturat e fshehura, Veliaj bleu për Ajola Xoxën në Londër

15 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga justifikimet me të cilën është kundërshtuar arrestimi i Erjon Veliajt, është se shpenzimet marramendëse me vlerë qindra mijëra euro nuk u bënë nga ai vetë, por nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ky arsyetim që tërthorazi ia lë peshën e fajit Ajola Xoxës dhe e lehtëson kryebashkiakun e Tiranës u hodh më së pari nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Kryetari i bashkisë nuk vesh fustane,-tha Rama,-nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi duhet të tregosh minimalisht fustanet dhe bizhutë, provat”.

Por në morinë faturave që janë nxjerrë nga kompjuteri i Ajola Xoxës dhe që janë siguruar nga Lapsi.al, rezulton se shpenzimet e Ajolës nuk ishin ndonjë sekret brenda familjes, siç aludojnë mbrojtësit e kryebashkiakut.

Lexo edhe:

“Fëmijët fshehin armët në varreza” / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.

Berisha tregon si i’u bashkua studentëve: Tek ata kam shkuar mëngjesin e datës 9 dhjetor

Në fakt nga disa fatura, rezulton se në janar të vitit 2015, kur Veliaj ishte Ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale ai ka qenë në një vizitë në Londër. Atje, përveç punëve të tjera, ka marrë një porosi me vlerë gati 1 mijë e 200 paund për të shoqen.

Shpenzimet janë regjistruar në dy fatura, ku shënohen këpucë, vathë, kremra, mbathje, funde etj.

Porosia ka pasur si destinacion dhomën 577 në hotel “Park Plaza westminster Bridge” (foto poshte) dhe mban emrin e Erjon Veliajt. Faksimile më poshtë:

“Veliaj s’vesh fustane, por i paguan”, dalin faturat e
“Veliaj s’vesh fustane, por i paguan”, dalin faturat e

Në faturën e parë, (faksimile lart) janë porositur disa lloje kremrash që variojnë nga 35 paund deri në 83 paund secili.

Por aty gjen edhe një palë këpucë të sheshta, të markës Jimmy Choo të përshtatshme për t’u veshur në mbrëmje Gala.

Çmimi i këpucëve është 375 paund pa llogaritur doganën. Në foton ilustruese më poshtë, modeli i këpucëve i korrespondon modelit të dorëzuar Veliajt në Londër:

“Veliaj s’vesh fustane, por i paguan”, dalin faturat e

Fatura e parë arrin në total vlerën prej 638 paund.

“Veliaj s’vesh fustane, por i paguan”, dalin faturat e

Në faturën e dytë, blerja e parë e regjistruar është një fund i modeles Roksanda Illncic, me vlerë 144 paund.

Blerja e dytë janë një palë vathë Swarovski, me vlerë 261 paund.

Blerja e tretë është pjesa e sipërme që kombinohet me fundin e modeles Roksanda Illncic, me vlerë 145 paund.

Fatura e dytë arrin vlerën e 562 paund blerje.

Më poshtë janë llojet e vathëve Swarovski që ka sjellë Veliaj nga Londra.

“Veliaj s’vesh fustane, por i paguan”, dalin faturat e

Porositë që Veliaj kishte marrë nga e shoqja gjatë vizitës në Londër kushtojnë të dyja rreth 1 mijë e 200 paund, pa vlerën e doganës.

Shuma nuk është ndonjë ekzagjerim i çmendur, por shpenzime të tilla, Ajola Xoxa i kishte disa herë në muaj, sipas dokumentave që ka siguruar Lapsi.al. Janë të tilla blerje të njëpasnjëshme, që sipas SPAK kapën më pas në vlerën prej 860 mijë euro shpenzime në 4 vjet.

Duhet theksuar se porositë që Erjon Veliaj ka pritur për të shoqen nuk përbëjnë vepër penale. Madje përkushtimi që Veliaj ka treguar duke plotësuar dëshirat e të shoqes ndërsa qëndron në Londër, është për t’u përgëzuar.

Por pasi sheh këto fatura, duhet të jesh idiot të besosh alibinë e Edi Ramës se Erjoni nuk e dinte që gruaja e tij kishte maninë e blerjeve frenetike tek “Net-a-porter” për markat e luksit. Sepse në mesin e faturave që ka parë Lapsi.al ka veshje të Michael Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westwood etj.

Vërtet këto fustane nuk i vishte Erjon Veliaj, por paratë për t’i blerë vinin nga pozicioni i tij si ministër dhe si kryetar i bashkisë së Tiranës. Nga këto pozita, Erjon Veliaj i jepte mundësinë Ajola Xoxës që të shpërdoronte qindra mijëra euro me fustane, këpucë dhe vathë, që kanë lënë me gojë hapur të madh e të vogël./Lapsi.al

Tags: Ajola xoxavliaj

Nga Kategoria

"Fëmijët fshehin armët në varreza" / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.
Aktualitet

“Fëmijët fshehin armët në varreza” / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha tregon si i’u bashkua studentëve: Tek ata kam shkuar mëngjesin e datës 9 dhjetor

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha: Vendosëm krijimin e PD për t’i prerë rrugën modelit jugosllav të Ramiz Alisë

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Krimi në Perëndim ngre shqetësime, Shqipëria mbetet e errët”/ Grida Duma në 'Top Story': Shoqëria nuk bën vetëpastrim, ku janë institucionet?

“Krimi në Perëndim ngre shqetësime, Shqipëria mbetet e errët”/ Grida Duma në ‘Top Story’: Shoqëria nuk bën vetëpastrim, ku janë institucionet?

8 Dhjetor, 2025

Arkitektura mahnitëse: Dizajnet më provokative të Frank Gehry-t Ndërtimet e Frank Gehry-t shpesh përshkruhen si organike, magjepsëse dhe të jashtëzakonshme. Arkitektura e tij është e pazakontë, duke sfiduar format tradicionale dhe, për pasojë, krijon përçarje, por pak kush mund të pretendojë indiferencë. Këtu është një vështrim nga Euronews Culture mbi disa nga veprat e tij më provokative.

8 Dhjetor, 2025
"Fëmijët fshehin armët në varreza" / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.

“Fëmijët fshehin armët në varreza” / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.

8 Dhjetor, 2025

Berisha tregon si i’u bashkua studentëve: Tek ata kam shkuar mëngjesin e datës 9 dhjetor

8 Dhjetor, 2025

Polonia ndalon prodhimin e veshjeve nga gëzofi i kafshëve

8 Dhjetor, 2025

Berisha: Vendosëm krijimin e PD për t’i prerë rrugën modelit jugosllav të Ramiz Alisë

8 Dhjetor, 2025

Vdes një vajzë trevjeçare në Gaza nga forcat izraelite, thonë burimet lokale.

8 Dhjetor, 2025
Avokati i familjes Cani thekson se pas ngjarjes së Martinit nuk ka ndodhur asnjë reflektim: Çështjet po vijnë nga shkolla, jo nga familja e lagja

Avokati i familjes Cani thekson se pas ngjarjes së Martinit nuk ka ndodhur asnjë reflektim: Çështjet po vijnë nga shkolla, jo nga familja e lagja

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.