• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nuk u vendos në punë për vite me radhë, si dështoi projekti i QSUNT për brakiterapinë

1 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditë më parë, QSUNT njoftoi vënien në punë të aparatit të Brakiterapisë në spitalin onlologjik. Një veprim që rikthen trajtimin e pacientëve me këtë metodë, pas një mungese të gjatë. Gazetari Osman Stafa tregon se btakiterapia nuk ka funksionuar që prej vitit 2012 dhe për këtë arsye me qindra gra që kanë vuajtur nga kancerat gjinekologjikë kanë humbur një mundësi trajtimi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Brakiterapia është një formë terapie me rrezatim, që përdoret për trajtimin e kancerit. Pajisja në fjalë funksionon përmes burimeve radioaktive, ku më së shumti përdoren iridiumi dhe kobalti. Në Shqipëri është përdorur më herët brakiterapia me iridium, që nuk ka funksionuar për disa vite me radhë për shkak të mungesës së burimit. Në këto kushte QSUNT ndryshoi strategjinë dhe për të rikthyer këtë shërbim u vendos që të sillte një burim të ri radioaktiv në Shqipëri, siç është cobalt 60.

Por në vend që gjërat të përmirësoheshin, këtu nisën disa problematika njëra pas tjetrës. Fillimisht, Shqipëria importoi një burim cobalt-60, si pjesë e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Pasi burimi I kobaltit mbërriti në vendin tonë, u mendua që do të vendosej në pajsijen e vjetër të brakiterapisë dhe menjëherë do të niste puna për funksionimin e saj. Por nuk ndodhi kështu, sepse pasi burimi mbërriti në vendin tonë, nga QSUNT u zbulua se pajsija e vjetër e brakiterapisë nuk mund ta mbante burimin e kobaltit.

Lexo edhe:

“Altin Dumani është në rrezik real”, gazetarja: Garda nuk ka marrë masa shtesë

Urgjente! Babai i tre fëmijëve të mitur ka nevojë për ndihmën tuaj

Burimi i kobaltit u vendos në dhomën e brakiterapisë, ku mbahej më përpara edhe aparatura që funksiononte me iridium. Por për shkak të rrezatimit që përçon, kobalti duhet të ruhet në kushte specifike, në një bunker antiatomik me mure betoni, diçka krejt e ndryshme nga një dhomë me mure të zakonshëm, aspak e përshtatshme, në të cilën u konstuatuan rrjedhje të rrezatimit.  Këtë gjë e konfirmoi për “Piranjat” edhe shefi i radioterapisë në spitalin Onkolgjik, Orges Spahiu. Madje ai u shpreh se derisa një ekspert i huaj provoi se pajisja e brakiterapisë përcillte rrezatim në dhomëm ku mbahej, askush nga QSUNT nuk ishte në dijeni.

“Më pas u mor vendimi nga drejtoria, që së bashku edhe me ekspertët që ky burim të kalojë në një bunker të posaçëm dhe me mbrojtjen e duhur në mënyrë që të bëhet  funksional dhe të shërbente për trajtimin e pacientëve më tej”, tha Spahiu.

Në rastin më të mirë kjo do të ishte një mungesë informacioni nga QSUNT për trajtimin e sëmundjeve të kancerit me radioterapi. Sigurisht e patolerushme. Por në rastin më të keq, do të ishte një papërgjegjshmëri totale, që nëse nuk do të ishte një ekspert I huaj për të kontrolluar, pasojat në spitalin onkologjik për shkak të rrezatimit mund të ishin shumë të rënda. 

Por skandali me brakiterapinë nuk përfundon këtu. Deri më sot nuk ka asnjë të dhënë të saktë se si kanë ardhur në Shqipëri burimi I kobaltit dhe pajsija e tij, a janë blerë me procedurë prokurimi nga vendi ynë apo janë donacion nga IAEA. Kur bëhet fjalë për këtë argument, QSUNT hesht, duke treguar mungesë transparence dhe duke ngritur dyshime të forta.

“Piranjat” kanë dërguar disa herë shkresa drejt këtij institucioni, ku kanë pyetur se cila është procedura e kontraktimit të aparaturës, nëse pajisja ka qenë donacion apo nëse jo, sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit. Dhe përgjigja e vetme që kanë marrë është se kjo pajisje ka ardhur si pasojë e projekteve të përbashkëta që QSUNT ka me IAEA./PIRANJAT

Tags: onkologjiku

Nga Kategoria

Aktualitet

“Altin Dumani është në rrezik real”, gazetarja: Garda nuk ka marrë masa shtesë

4 Shkurt, 2026
Aktualitet

Urgjente! Babai i tre fëmijëve të mitur ka nevojë për ndihmën tuaj

4 Shkurt, 2026
Aktualitet

Sherr pranë Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht

4 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Snoop Dogg befason Italinë duke u bashkuar me stafetën e flakës olimpike në Gallarate

4 Shkurt, 2026
SPAK mbylli dyert për monitorim, kreu i Komisionit Xhafaj: Kjo është një praktikë kushtetuese, nuk ka karakter ndërhyrës.

SPAK mbylli dyert për monitorim, kreu i Komisionit Xhafaj: Kjo është një praktikë kushtetuese, nuk ka karakter ndërhyrës.

4 Shkurt, 2026

Treni i mallrave del nga shinat, shpërthen në flakë pas aksidentit

4 Shkurt, 2026
Misteri te Al Nassr është zgjidhur; Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje.

Misteri te Al Nassr është zgjidhur; Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje.

4 Shkurt, 2026

“Altin Dumani është në rrezik real”, gazetarja: Garda nuk ka marrë masa shtesë

4 Shkurt, 2026
Ngjarje tragjike në Belsh, 65-vjeçarja humb jetën pas kafshimit nga qeni i fqinjëve.

Tragjike në Belsh, gruaja humb jetën pas kafshimit nga qeni i fqinjëve

4 Shkurt, 2026
Investimet e Spanjës në mars; Lamine Yamal përballë Messi dhe Salah

Investimet e Spanjës në mars; Lamine Yamal përballë Messi dhe Salah

4 Shkurt, 2026

Tentoi të vriste Donald Trump në vitin 2024, dënohet me burgim të përjetshëm 59-vjeçari 

4 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.