• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje” – Banorët e Luzit sërish në protestë, marrin edhe fëmijët: Gjendja e rrugës, për të ardhur keq! Të shtrohet me asfalt, nuk bën punë çakulli!

3 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mëngjesin e kësaj të marte, 3 shkurt, iu janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur kalojnë nga kamionët që shpeshherë, për të evituar gropat e mëdha në rrugë, hipin mbi trotuar.

Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shteti, ndërsa paralajmërojnë se do të protestojnë derisa kërkesa e tyre të merret parasysh.

Lexo edhe:

Sigurimi i apartamenteve të detyrueshëm, shpaloset projekti i ligjit të Qeverisë: Si do të vendoset tarifa që pronarët do të paguajnë.

Qëndrim i Braçes në Kuvend: ‘Mos përgjigjeni nëse nuk e pëlqeni atë që them’ – Kërkesë për pyetje nga ministrja e Shëndetësisë

“Hera e tretë që dalim nuk na kanë sjellë asnjë përgjigje. Sot kemi marrë edhe fëmijët, i kanë këpucët krejt baltë, kanë protestuar e fëmijët pa i çuar në shkollë sot ne presim përgjigje nga shteti.

E treta herë që po dalim në protestë dhe asnjë reagim nga shteti. Kemi dalë me gjithë kalamaj. Do të dalim derisa të kemi një përgjigje.

Është me të ardhur keq për gjendjen në të cilën ndodhet rruga. Gjynah për këta fëmijë që vijnë këtu, reshjet kanë qenë të shumta dhe ka pasur baltë.

Nuk bën ky çakull, ta shtrojnë me asfalt dhe tamam. Nuk do të hapet rruga derisa të marrin masa. Kanë filluar banorët duke vënë gurë në trotuar se vijnë kamionat dhe hipin në trotuar.”, thanë disa nga banorët.

I pranishëm është gjithashtu krah banorëve edhe ish kandidati i PD për deputet, Aulon Kalaja, i cili thotë se krahas rrugës, autoritetet duhet që të ndërtojnë edhe një mbikalim për shkak të prezencës së fëmijëve që duhet të kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë.

“Duam t’i bëjmë thirrje qeverisë që të reagojë. Nuk është zgjidhje çakulli, do asfalt dhe të standarteve evropiane që të mbajë kamionët e tonazhit të rëndë. Edhe fëmijët e tyre kanë zgjedhur të protestojnë me baballararët. E drejta e tyre për të kërkuar rrugën se këpucët e tyre janë me baltë. Shikojmë se çfarë ndodh edhe për mungesën e një mbikalimi. Detyrohen prindërit që t’i marrin e t’i çojnë deri te dera e shkollës. E para është rruga dhe e dyta mbikalimi.”, u shpreh Kalaja.

Pasditen e djeshme në rrugë është hedhur në kamion me çakull për të mbyllur gropat e mëdha, por banorët thonë se kjo nuk është zgjidhje. Ata kërkojnë rikonstruksionin e plotë të rrugës, e cila është një arterie kryesore dhe ku kalojnë shumë kamionë në ditë.

Banorët e bllokuan sot rrugën për mbi një orë, ndërsa deklarojnë se do të vijojnë me protestat, madje do t’i përshkallëzojnë nëse nuk ndërhyhet seriozisht në rikonstruksionin e saj.

Nga Kategoria

Sigurimi i apartamenteve të detyrueshëm, shpaloset projekti i ligjit të Qeverisë: Si do të vendoset tarifa që pronarët do të paguajnë.
Aktualitet

Sigurimi i apartamenteve të detyrueshëm, shpaloset projekti i ligjit të Qeverisë: Si do të vendoset tarifa që pronarët do të paguajnë.

3 Shkurt, 2026
Qëndrim i Braçes në Kuvend: 'Mos përgjigjeni nëse nuk e pëlqeni atë që them' - Kërkesë për pyetje nga ministrja e Shëndetësisë
Lajme

Qëndrim i Braçes në Kuvend: ‘Mos përgjigjeni nëse nuk e pëlqeni atë që them’ – Kërkesë për pyetje nga ministrja e Shëndetësisë

3 Shkurt, 2026
Lajme

“Prej 4 muaj qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”- Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë: Duhet të japë një përgjigje! Banorët nuk po marrin shërbimin

3 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mikel Arteta reagon ndaj kritikëve të Arsenalit dhe këmbëngul se Gunners janë skuadra më emocionuese në Evropë.

3 Shkurt, 2026
Qëndrim i Braçes në Kuvend: 'Mos përgjigjeni nëse nuk e pëlqeni atë që them' - Kërkesë për pyetje nga ministrja e Shëndetësisë

Qëndrim i Braçes në Kuvend: ‘Mos përgjigjeni nëse nuk e pëlqeni atë që them’ – Kërkesë për pyetje nga ministrja e Shëndetësisë

3 Shkurt, 2026

“Prej 4 muaj qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”- Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë: Duhet të japë një përgjigje! Banorët nuk po marrin shërbimin

3 Shkurt, 2026

Skandal në tempullin budist në Tajlandë, arrestohen 4 murgj, iu zbulua drogë dhe materiale pornografike

3 Shkurt, 2026
“Burri më bëri të gënjej”, shqiptarja shmang deportimin nga Mbretëria e Bashkuar

“Burri më bëri të gënjej”, shqiptarja shmang deportimin nga Mbretëria e Bashkuar

3 Shkurt, 2026

Oficerët federalë në Minneapolis do të marrin kamera trupore “menjëherë” pas presionit dypartiak për më shumë përgjegjësi pas vrasjeve të dy qytetarëve amerikane nga oficerët e emigracionit. 10 orë më parë, SHBA dhe Kanada.

3 Shkurt, 2026
Aktori turk bashkë-prezanton Festivalin e Sanremos me Carlo Conti dhe Laura Pausini!

Aktori turk bashkë-prezanton Festivalin e Sanremos me Carlo Conti dhe Laura Pausini!

3 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In