Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur prej disa muajsh, duke i cilësuar ato, si shprehje e vullnetit të bazës për ta gjallëruar dhe ringritur PD.
Salianji tha se lidershipi i PD i ka braktisur demokratët prej 8 muajsh, teksa çdo javë u thotë se kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri.
“Kështu nuk kemi gjë në vijë”, tha Salianji.
Ervin Salianji: njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot. Janë njerëz të cilët, të zhgënjyer nga braktisja dhe neglizhenca e lidershipit të PD, që nuk i takon ka 8 muaj nga data e zgjedhjeve po organizohen për ta mbajtur të gjallë PD.
Demokratët janë aty, nuk kanë frikë, duan nxitje dhe besim, dhe janë të gatshëm për tu përballur me qeverinë. Nëse lidershipi i PD i thotë cdo javë që kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri, atëherë nuk kemi gjë në vijë.











