• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

7 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi. Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.

Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.

Lexo edhe:

SHBA eliminon katër shtete nga kualifikimi për të hyrë në vend, përfshirë për Botërorin.

“Balluku ka përdorur pajisje përgjimi”, gazetari: Ka shantazhuar edhe Ramën

Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme. Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.

Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.

Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.

Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.

Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike. Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.

Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.

Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./Monitor

Nga Kategoria

SHBA eliminon katër shtete nga kualifikimi për të hyrë në vend, përfshirë për Botërorin.
Aktualitet

SHBA eliminon katër shtete nga kualifikimi për të hyrë në vend, përfshirë për Botërorin.

16 Dhjetor, 2025
Aktualitet

“Balluku ka përdorur pajisje përgjimi”, gazetari: Ka shantazhuar edhe Ramën

16 Dhjetor, 2025
James Cameron i jep fund pritjeve dhe bashkohet me miliarderët, pasuria e tij arrin një nivel të ri.
Aktualitet

James Cameron i jep fund pritjeve dhe bashkohet me miliarderët, pasuria e tij arrin një nivel të ri

16 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Partitë kanë filluar fushatën, por sot e nisin zyrtarisht.

Partitë kanë filluar fushatën, por sot e nisin zyrtarisht.

17 Dhjetor, 2025
Nga "thellësitë e oqeaneve" te miliardat! James Cameron vendos një tjetër rekord historik.

Nga “thellësitë e oqeaneve” te miliardat! James Cameron vendos një tjetër rekord historik.

17 Dhjetor, 2025

A do të flinit mbi akull? Brenda hoteleve verore që shkrijnë çdo pranverë Çmimet zakonisht fillojnë nga 400 € për natë në një hotel akulli, ku mysafirët shpesh flenë në krevate të bërë nga ujë i ngrirë.

17 Dhjetor, 2025

Horoskopi 17 dhjetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

17 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit për këtë të enjte: Alternime vranësirash dhe reshje.

Vranësira dhe mundësi për shi, parashikimi i motit për nesër

17 Dhjetor, 2025
Vendimi dhe pasojat: BE-i rishikon planet për ndalimin e shitjes së makinave me бензinë dhe naftë

Vendimi dhe pasojat: BE-i rishikon planet për ndalimin e shitjes së makinave me бензinë dhe naftë

17 Dhjetor, 2025

Vlerësimi i lojtarëve të Chelsea ndaj Cardiff City: Zëvendësimet shpëtojnë situatën! Alejandro Garnacho dhe Pedro Neto futen në lojë për të ndihmuar Enzo Maresca përballë Bluebirds, ndërsa argjentinasi shënon dy gola të bukur.

17 Dhjetor, 2025
SHBA eliminon katër shtete nga kualifikimi për të hyrë në vend, përfshirë për Botërorin.

SHBA eliminon katër shtete nga kualifikimi për të hyrë në vend, përfshirë për Botërorin.

16 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.