Konservatorët e Muzeut të Vatikanit zbuluan një pikturë të panjohur nga mjeshtri i manierizmit El Greco, mbi të cilën një falsifikues i panjohur pikturoi një vepër tjetër shekuj më vonë.
Piktura “Krishti Shëlbues”, e krijuar midis viteve 1590 dhe 1595, u gjet në rezidencën e Papës dhe tani është pjesë e ekspozitës “El Greco në Pasqyrë: Dy Pjesë në Dialog” e cila është aktualisht e hapur në Casterl Gandolfo.
Piktura ra në zotërim të Selisë së Shenjtë falë profesorit spanjoll José María Sánchez de Munián Gil, i cili ia dhuroi Papa Palit VI në vitin 1967. Për dekada të tëra ajo qëndroi në Sallën e Ambasadorëve brenda suitës papnore në krye të Pallatit Apostolik.
“Që kur mbërriti në Vatikan, vepra nuk është restauruar kurrë dhe as nuk i është nënshtruar analizave shkencore. Meqenëse gjatë një kontrolli rutinë u vunë re probleme të caktuara me ruajtjen, u vendos të kryhej një restaurim i plotë me qëllim që të kontrollohej gjendja e përgjithshme e veprës dhe të studiohej teknika e prodhimit të saj”, deklaroi restauratorja Alessandra Zarelli.











