Një zbulim në lidhje me jetën private të Ministrit të Brendshëm italian Matteo Piandendozi është bërë një çështje politike.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një interviste, gazetarja dhe prezantuesja Claudia Conte theksoi se “nuk mund ta mohojë” se ka një aferë me Piandendozi-n, i cili është i martuar
Shumë media italiane, pas zbulimit, kujtuan se shkurtin e kaluar Conte u emërua këshilltare në një komision parlamentar për sigurinë dhe problemet në qytetet italiane.
Për momentin, partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, Vëllezërit e Italisë, u përgjigj duke konfirmuar besimin e saj të plotë te Piandendozi dhe duke deklaruar se këshilltarët e komisioneve parlamentare nuk marrin asnjë shpërblim për punën e tyre..











