• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Një shtëpi e dytë në hapësirë? Ky planet është mahnitshëm i ngjashëm me Tokën

1 Shkurt, 2026
tek Bota, Ekstra, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 146 vite dritë larg Tokës, astronomët kanë identifikuar një planet që mund të orbitojë rreth një ylli jashtëzakonisht të ngjashëm me Diellin tonë, duke e bërë atë një nga kandidatët më interesantë të zbuluar deri më tani. Planeti, i quajtur HD 137010 b, u prezantua në një studim të publikuar së fundmi në revistën shkencore The Astrophysical Journal Letters.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

HD 137010 b rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë rreth 6 për qind më i madh se Toka. Një nga veçoritë më intriguese është periudha e orbitës së tij, e cila zgjat 355 ditë — vetëm dhjetë ditë më pak se një vit tokësor.

Megjithatë, ylli qendror është rreth 1 000 gradë Celsius më i ftohtë dhe dukshëm më pak i ndritshëm se Dielli. Si pasojë, planeti merr më pak se një të tretën e energjisë që Toka përfiton nga Dielli. Temperaturat e përllogaritura në sipërfaqe janë tepër të ulëta, duke variojnë nga –68 deri në –70 gradë Celsius, çka e bën HD 137010 b më të ngjashëm me Marsin sesa me një planet potencialisht të banuar.

Lexo edhe:

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rezarta Reçi kalon në amëshim!

Numri i viktimave nga zjarri në natën e Vitit të Ri në Zvicër arrin në 41

Planeti ndodhet në skajin e asaj që njihet si “zona e banuar”, rajoni ku teorikisht mund të ekzistojë ujë në formë të lëngshme. Megjithatë, në kushtet aktuale, mendohet se sipërfaqja e tij është e mbuluar pothuajse tërësisht me akull. Sidoqoftë, modelet klimatike sugjerojnë se nëse HD 137010 b do të kishte një atmosferë të dendur me nivele të larta të dioksidit të karbonit, një efekt serë i fuqishëm mund të ngrohte ndjeshëm sipërfaqen dhe të mundësonte praninë e ujit të lëngshëm.

Zbulimi i këtij planeti nuk erdhi nga një observator i madh, por nga projekti i shkencës qytetare “Planet Hunters”, ku vullnetarë nga e gjithë bota analizojnë të dhënat e teleskopëve hapësinorë për të identifikuar sinjale planetare të anashkaluara. Në këtë rast, zbulimi u bazua në të dhënat arkivore të teleskopit hapësinor Kepler.

Deri më sot, shkencëtarët kanë zbuluar mbi 6 000 eksoplanetë, por HD 137010 b dallon për shkak të afërsisë së tij relative në shkallë kozmike dhe mundësisë për t’u studiuar më lehtë. Dritësia e yllit dhe distanca e përshtatshme e bëjnë atë një kandidat ideal për studime të ardhshme të atmosferës. Megjithatë, përpara se kjo të realizohet, nevojiten vëzhgime të tjera të kalimeve të planetit, të cilat janë relativisht të rralla.

Edhe nëse në të ardhmen rezulton se planeti mund të mbështesë jetë, HD 137010 b do të mbetet përtej mundësive tona për t’u vizituar, duke qenë ende jashtë çdo shtrirjeje praktike të eksplorimit njerëzor.

Nga Kategoria

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rezarta Reçi kalon në amëshim!
Showbiz

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rezarta Reçi kalon në amëshim!

1 Shkurt, 2026
Bota

Numri i viktimave nga zjarri në natën e Vitit të Ri në Zvicër arrin në 41

1 Shkurt, 2026
Bota

Shumë të vdekur dhe të plagosur nga sulmet ruse, ndërsa Zelenskyy njofton bisedime më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

1 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rezarta Reçi kalon në amëshim!

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rezarta Reçi kalon në amëshim!

1 Shkurt, 2026

Numri i viktimave nga zjarri në natën e Vitit të Ri në Zvicër arrin në 41

1 Shkurt, 2026
Bllokimi i rrugës në Librazhd-Qafë Thanë, pacientët e ambulancës transportohen me barrela përmes tokës së krijuar.

Lëvizja në aksin Librazhd-Qafë Thanë rinis me një korsi pas 8 orëve bllokim nga shembja e shpatit të malit

1 Shkurt, 2026

Shembja e gurëve në Dragostunjë, kreu i ARRSH: U shkaktua nga mbingopja e malit me ujë

1 Shkurt, 2026

Shumë të vdekur dhe të plagosur nga sulmet ruse, ndërsa Zelenskyy njofton bisedime më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

1 Shkurt, 2026
Bllokimi i Qafë-Thanës: Drejtori i ARRSH shpjegon se shembja është një fenomen natyror, mali është tejet i njomë.

Bllokimi i Qafë-Thanës: Drejtori i ARRSH shpjegon se shembja është një fenomen natyror, mali është tejet i njomë.

1 Shkurt, 2026
Tragjedia në Crans-Montana vazhdon/ Një i ri nuk i mbijeton dot plagëve, numri i viktimave arrin në 41.

Tragjedia në Crans-Montana vazhdon/ Një i ri nuk i mbijeton dot plagëve, numri i viktimave arrin në 41.

1 Shkurt, 2026
“Antisemitizmi rrezikon gjithë njerëzimin”/ Rama për “Jerusalem Post”: Lufta në Gaza? Vuajtjet e palestinezëve janë të vërteta

Rama për “Jerusalem Post”: Antisemitizmi rrezikon gjithë njerëzimin

1 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.